e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Evra: Ne Tirane na pret nje duel i madh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Evra: Ne Tirane na pret nje duel i madh
Patris Evra, lojtari që deri në Botërorin 2010 mbante shiritin e kapitenit te Franca, beson se skuadra e Loren Blankut do të përballet me një sfidë të madhe në Tiranë. “Objektivi ynë është të marrim 6 pikë në 2 ndeshjet e ardhshme. Çfarë ndeshje presim në Shqipëri? Është një sfidë e komplikuar, nuk është e lehtë të luash në Shqipëri. E kemi të qartë që na pret një duel i madh”, tha mbrojtësi i Mançester Junajtid. “Është e rëndësishme të shohim si do të reagojë ekipi ndaj presionit që do të krijohet në stadium, edhe pse kemi lojtarë që dinë ta përballojnë çdo lloj situate. Synojmë të praktikojmë lojën tonë, duke e qarkulluar topin sa më shumë që të jetë e mundur. Duhet ta nisim shumë shpejt ndeshjen: nëse shënojmë në 10 minutat e para do ta vrasim atmosferën. Por në rang përfaqësuesesh nuk ka ekipe të vogla”.