e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zbardhet debati me Jeminin, Elis Bakaj i tha: Je qorr!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zbardhet debati me Jeminin, Elis Bakaj i tha: Je qorr!

Elis Bakaj e ka mbyllur në mënyrën më të shëmtuar derbin e djeshëm ndaj Partizanit, pasi ka qëndruar vetëm nëntë minuta në fushën e lojës.partizani Mesfushori, i cili kishte minutat e para në fushë pas rikthimit nga dëmtimi, është ndëshkuar me karton të kuq pasi ka ofenduar kryesorin e takimit Lorenc Jemini, i cili nuk ka hezituar ta ndëshkojë.

Veprimi i lojtarit nuk është pritur aspak mirë nga stafi teknik i bardhebluve, por edhe nga drejtuesit e pranishëm në tribunë, pasi Tirana ishte në disavantazhin e dy golave dhe shpresohej që lojtari të ndryshonte diçka në lojën e ekipit të tij. Madje, në momentet kur u është drejtuar dhomave të zhveshjes, futbollisti është kontestuar edhe nga tifozët bardheblu që ishin të pranishëm në tribunë.

Ofendimet - Nga ajo që është parë, duket qartë se mesfushori i Tiranës pas protestave tek anësori Barushi në gjysmëfushën e ekipit të tij, shkon në drejtim të kryesorit Jemini duke iu hakërryer për një faull të dhenë disa metra më tutje duke i thënë: "Po atë nuk e qorr...?!"

Në këtë moment Jemini i ka nxjerë karton të verdhë duke i thë që mos fliste dhe të largoheh, pasi do i nxirrte edhe të verdhin tjetër. Bakaj më pas ka shpërthyer në të shara banale duke i përmendur edhe familjen arbitrit Jemini dhe ky i fundit nuk i ka nxjerë të verdhin e dytë, por direkt të kuq.

Edhe pse lojtarët e Tiranës janë munduar që ta qetësojnë gjyqtarin, ai nuk është tërhequr duke e nxjerrë nga fusha futbollistin. Ndërsa pamjet filmike tregojnë se Bakaj, edhe pas marrjes së kartonit të kuq, vazhdon të ofendojë kryesorin Jemini.

Përveç faktit që lojtari do të mungojë në takimin e radhës ndaj Flamurtarit në shtëpi, ai pritet të ketë sanksione edhe nga klubi. Kjo pasi bardheblutë kanë vendosur penalizime për të gjithë lojtarët që ndëshkohen në mënyrë të pakuptimtë gjatë ndeshjeve, duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak. Do të mbetet për t'u parë se cili do të jetë dënimi i klubit për futbollistin.