Partizani-Tirana, ja notat për lojtarët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
HOXHA 6 - I vetmi në stadium që nuk kishte prerë biletë për ta parë ndeshjen si spektator. Asnjë gjuajtje në portë. Një derbi si ky e ëndërron çdo portier...
FEJZULLAHU 9 - Asist dhe gol. Praktikisht derbin e vulos ai. Rikthehet lojtari i kohëve të arta që kur luan si mbrojtës i djathtë dhe jo si mesfushor, apo si mbrojtës i majtë, apo si stoper para mbrojtjes. Fejzullahu bën gjithnjë diferencën. Dje ishte më i miri i ndeshjes.
KRASNIQI 6 - Fizikisht është një mur, por edhe kur Fukui arrin t'i përvidhet me dinakëri, nuk arrin të bëjë asgjë para portës. I duhet më shumë përqendrim kur ndeshja është në ritme monotone. Kundërshtarët nuk flenë kurrë, sado të pazotë të jenë para portës.
ATANDA 6,5 - I shkëlqyer në mbulimin një për një, por ka aq shumë dëshirë të vrapojë pas topit sa hera-herës del jashtë detyrave taktike. Megjithatë, është luks i madh të kesh përballë sulmues si ata të Tiranës, nëse vërtet pati të tillë në fushë...
KALARI 6 - Muzaka dhe Kërçiku nuk e kalojnë asnjëherë. Shpesh i cilësuar si një hallkë e dobët e të kuqve, ai në fakt ia del mirë dhe në fazën mbrojtëse është agresiv pa masë. I vlefshëm.
BATHA 6,5 - Nuk e humbet asnjëherë toruan, ndonëse Tirana ka një mesfushë të ngjeshur. Mbron mirë dhe i mbulon krahët Filipes që duket se nuk e ka problem të humbë topin edhe në zona të rrezikshme. Solid dhe i vëmendshëm për 90 minuta.
FILIPE 6,5 - Ndërton mirë dhe mbron aq sa mundet. Ia del t'i bëjë të dyja dhe e kalon me sukses provën. Duhet të jetë më i vëmendshëm kur ka topin dhe më i shpejtë në pasim. Duhet të kuptojë se nëse humb topin në zonën e tij, rivalët dalin shpejt para portës.
VILA 6,5 - Një gjuajtje nga jashtë zonës, sado e bukur dhe potente nuk mund ta kënaqë. Galopime me top dhe pa top, por edhe ndonjë asist. Por ndoshta kjo nuk ndodhi sepse ndeshja u mbyll për 12 minuta dhe trajneri i dha porosi që të mbronte më shumë se sa të sulmonte.
TRASHI 6,5 - Një pjesë e parë shumë e mirë duke vënë në vështirë- si serioze një lojtar potent si Smajli. Në të dytën bie disi, por nuk stonon. Duhet të përmirësohet me krosimin e fundit. Galopimet nuk mjaftojnë gjithnjë.
TORASA 6,5 - Shumë i lëvizshëm dhe teknikë mbi mesataren. I krijon hapësira Sukajt dhe mban në presion mbrojtjen e improvizuar të Tiranës. Një nga blerjet e janarit më të mira për Partizanin deri tani.
SUKAJ 8 - Një rast, një gol. I frikshëm kur skuadra funksionon. Më pas nuk merr asnjë pasim për gol, por kjo nuk i heq meritën lojtarit që vendos derbin e dytë të këtij sezoni. Pjesën e dytë bie fizikisht dhe me të drejtë zëvendë- sohet.
(Nga min. 64, RAÇIÇ 6 - Nuk bën asgjë për t'u mbajtur mend, por as nuk stonon. Agresiv në zonën e tij dhe mban gjithnjë me vete dy mbrojtës). T
RAJNERI AGOSTINELI 7,5 -Skuadra e tij e mbyll ndeshjen për 12 minuta dhe më pas nuk i jep kundërshtarit asnjë shans që të gjuajë brenda kuadratit. Ekip tërësisht ndryshe nga ai me Tërbunin dhe mbi të gjitha një skuadër e balancuar. Ka meritë në këtë fitore dhe tani mund të punojë shumë më i qetë...
TIRANA
ED.BAKAJ 5 - I pafajshëm tek goli i parë, bashkëfajtor te i dyti. Reagon mirë në ato pak raste të tjerë rrezikshmërie dhe nuk bën asnjë gabim. Një ndër të paktit që shpëton te Tirana.
TEQJA 4 - Nuk mbulon asnjërin te goli i parë dhe i lejon hapësirë Sukajt që të hyjë në zonë i pashqetësuar. I çoroditur.
KARAN 5 - Tirana pëson dy gola në goditje standarde dhe një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe ai. Vuan pa Muçën në krah dhe nuk arrin të bëjë dot liderin në prapavijë. Gjithsesi, nuk hyn te fajtorët kryesorë të kësaj humbjeje.
HOXHALLARI 4,5 - Sërish e njëjta "melodi": shumë dëshirë dhe pak rendiment. Në fazën sulmuese, nuk jep thuajse asnjë pasim të saktë dhe nuk arrin të koordinohet si duhet as me Likën dhe as me shokët e mbrojtjes. Fejzullahu më pas e bën të vuajë pa masë...
SMAJLI 4,5 - E humb duelin me Trashin. Nuk kalon asnjë kundërshtar në krah dhe nuk jep asnjë pasim. Shkaktoi faullin e panevojshëm nga i cili erdhi goli i dytë i Partizanit. Ndeshje e dobët.
(nga min. 70 VUCAJ 4.5 - Nuk lë asnjë shenjë, por në fund të fundit nuk është faji i tij që Tirana nuk ka asnjë sulmues kujt t'i japë topin...).
KËRÇIKU 4.5 - I humb Sukaj në golin e parë. Pastaj një ndeshje për t'u harruar. Nuk kaloi kurrë asnjë kundërshtar dhe asnjë pasim të saktë për shokët. Jashtë forme.
(nga min. 46 EL.BAKAJ 2 - Hyn si shpresa e madhe e Tiranës për të ndryshuar diçka, por i pret shpresat skuadrës dhe gjithë tifozëve sepse i shkrep në kokë të shajë arbitrin. Mund të bëhej lider i kësaj skuadre, por me kësi veprimesh e ka të pamundur...).
MALAJ 4,5 - As mbron dhe as pason. Vrapon si të mundet, por nuk arrin të bëjë dot lidhjen mes mesfushës dhe sulmit. Zhgënjyes.
KARABECI 4 - Kur gjërat nuk funksionojnë, ekipi ka nevojë të kapet diku, por dje Karabeci nuk e bëri dot këtë. Pas dy golave, duhej të ndihej autoriteti dhe zgjuarsia e kapitenit. Nuk mundi ta bënte, apo skuadra nuk iu bind, kjo nuk e ndryshon faktin që ai gaboi më shumë sesa duhej në pasime dhe nuk mundi asnjëherë të dilte në lojën e tij.
G.LIKA 5 - Në pjesën e parë ishte më i spikaturi te Tirana. Përpiqet me të gjitha forcat dhe mbërrin deri te zona, por pastaj nuk ka asnjë ide se çfarë duhet të bëjë. I vetmuar.
MUZAKA 4 - Duhej të ishte një pikë referimi për bardheblutë, por humbi në presingun e ashpër dhe të vazhdueshëm të rivalëve. U përpoq të hynte shpeshherë nga qendra, por as aty nuk bëri diferencën. I krijohet një rast, të cilin nuk e shfrytëzon dhe e mbyll në errësirë një ndeshje kur pritej të shkëlqente.
FUKUI 6 - Më i miri te Tirana. Lufton sa për tre veta, përpiqet të shërbejë dhe bën presing të çmendur edhe kur nuk e ka topin. Por vetëm kaq. Nuk është lojtari që duhet ta çojë doemos topin në rrjetë dhe për pasojë nuk shfrytëzon edhe një vertikalizim që mund të rihapte ndeshjen.
TRAJNERI ILIR DAJA 4 - Skuadra e tij pëson dy gola me kokë për 12 minuta. Më pas nuk gjuan asnjëherë në kuadrat... Më keq se kaq nuk mund të shkonte në një derbi. Bakaj e tradhton atëherë kur nuk e priste, por ndërkohë rëndohet gjithnjë e më shumë situata sepse i mungon një sulmues. Ky nuk është faji i tij...