Zbardhet biseda:Nano-Meta 40 minuta bisede telefonike
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në ditën historike të liberalizimit të vizave për shqiptarët, nuk kishte si të mungonte edhe një urim i njeriut që ka qenë pesë herë kryeministër. Fatos Nano ka zhvilluar dje një bisedë telefonike 40-minutshe me Ilir Metën. Ish-kryeministri e ka uruar Metën për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë kreu i LSI-së, gjatë kohës që ishte në krye të diplomacisë shqiptare. Nano e ka uruar Metën për lobingun e tij në vendet evropiane ku ish-kryeministri ka vënë në dukje se Meta ka pasur kontribut kryesor në liberalizimin e vizave.
Më tej biseda ka kaluar në çështjet kryesore të politikës së ditës në Shqipëri, ku ngjarja më kryesore është padyshim votimi i Gjykatës Administrative dhe reforma zgjedhore. Gjatë bisedës telefonike, Nano dhe Meta, kanë folur për mundësimin e krijimit të 84 votave në Parlament për të kaluar ligjin për Gjykatën Administrative, por edhe të ligjeve të tjera që kërkojnë një shumicë të cilësuar.
Si Nano ashtu edhe Meta kanë theksuar gjatë bisedës se këto ligje duhet të kalojnë pasi i kërkojnë standardet e Bashkimit Evropian, ku votimi i këtyre ligjeve është kusht kryesor. Ata kanë theksuar se nuk mund ta lënë vendin në dorën e njerëzve të papërgjegjshëm që synojnë bllokimin e reformave integruese të vendit tonë. Gjatë bisedës ata i janë rikthyer edhe njëherë votimit të Gjykatës Administrative, ku si Meta ashtu edhe Nano kanë rënë dakord që votimi për këtë gjykatë është një kërkesë e aleatit tonë SHBA, dhe se duhet bërë gjithçka për miratimin e këtij ligji. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Gjykata Administrative i shërben biznesit, pasi e mbron atë nga veprimet arbitrare institucioneve qeveritare. Në fund ata kanë pohuar se deputetëve e të dy kaheve të politikës duhet të kontribuojnë për të çuar përpara të gjitha reformat që kanë të bëjnë me integrimin e vendit.
Deklarata e Metës
Dy ditë më parë nga Lezha, numri dy i qeverisë, Ilir Meta, duke iu referuar Gjykatës Administrative deklaroi se beson te ndërgjegjësimi i deputetëve të opozitës, të cilët do ta votojnë ligjin që mbron biznesin nga qeveria. Meta u shpreh se “ligji për Gjykatën Administrative pa dyshim që do të miratohet së shpejti dhe unë besoj se kjo do të jetë një ditë e afërt. Natyrisht mosmiratimi në Parlament në 30 shtator është përgjegjësia e atyre që nuk arrijnë të ngrihen mbi interesa të ngushta për të dhënë kontributet e tyre për krijimin e një gjykate e cila mbron biznesin nga vendimet arbitrare të institucioneve qeveritare.
Unë besoj se do të rritet përgjegjësia e deputetëve të opozitës dhe ata do të kontribuojnë për të çuar përpara të gjitha reformat që kanë të bëjnë me integrimin e vendit.