Ku mund te udhetojme pa viza?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nëse vizat hiqen, ne shqiptarët mund të udhëtojmë pa to në hapësirën Schengen, e cila përfshin "shtetet anëtare" dhe "shtete të asociuar që zbatojnë plotësisht Acqui-në Schengen". Kjo hapësirë përbëhet nga këto vende: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. (nga ky grup vendesh, Islanda dhe Norvegjia kanë ende një "pjesëmarrje të limituar" në Shengen).
Këtij grupi i shtohen edhe tri shtete të tjerë Qipro, Rumania dhe Bullgaria, të cilat, megjithëse të përfshirë në zonën Shengen, kanë ende kontrolle në kufi. Dy vende të tjerë, Anglia dhe Irlanda, nuk e njohin marrëveshjen Shengen.
Aty nuk mund të shkohet edhe nëse vizat hiqen.
Siç është theksuar disa herë, heqja e vizave është mundësi për udhëtim të lirë dhe qëndrim maksimum prej 90 ditësh në vendet e BE-së në afat prej gjashtë muajsh, por jo dhe mundësi për qëndrim të përhershëm ose më të gjatë apo për punë. Pas votimit të djeshëm në PE, heqja e vizave për Shqipërinë pret një vendim të Këshillit të Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vende anëtare të organizatës. Nëse dy të tretat votojnë pro, vizat pritet të hiqen në dhjetor 2010 ose në janar të 2011.
Fajon: Puna nuk ka mbaruar, por besoj Krishtlindja do jetë pa viza
Votimi pro liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga PE u mbështet në progesin në plotësimin e standardeve të kërkuara nga KE. Eurodeputetja Tanja Fajon thotë per radion Deutchse Welle se monitorimi megjithatë do të vazhdojë
Zonja Fajon, cili është mesazhi që dha sot Parlamenti Evropian me votën e tij pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë?
Tanja Fajon: Parlamenti Europian me votën e tij pranoi që Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Me këtë rast përgëzoj gjithë qytetarët shqiptarë, pasi për ata kjo ditë është me të vërtetë një ditë historike. Kjo ditë erdhi pasi Komisioni Europian dha një vlerësim shumë pozitiv për progresin në përmbushjen e kushteve të vëna. Sot Parlamenti Evropian njohu me votën e tij pikërisht këtë realitet: Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Shpresoj që këtë vlerësim do ta bëjnë edhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së. Dëshëroj t'u jap qytetarëve të Shqipërisë një lajm të gëzuar: ata do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e hapësirës Schengen para mbarimit të këtij viti ose më saktë para Krishtlindjeve katolike.
A ka mbaruar puna zonja Fajon? Dje në Strasburg u fol edhe për monitorim të Shqipërisë lidhur me përmbushjen e kushteve të KE?
Tanja Fajon: Dua të theksoj se puna nuk ka mbaruar. Shqipëria është sot gati teknikisht për të patur liberalizimin e vizave por monitorimi do të vazhdojë, KE do të shikojë me kujdes se çfarë ndodh në terren, nëse Shqipëria zbaton në praktikë të gjitha standartet e kërkuara për të patur lëvizjen e qytetarëve të saj pa viza në zonën Schengen. Nëse standartet e kërkuara nuk realizohen në praktikë ka të ngjarë që disa vende të BE t'ia mbyllin përsëri derën lëvizjes së lirë, pa viza për shqiptarët. Por uroj që kjo të mos ndodhë. Unë mendoj që Shqipërisë i duhet që qytetarët e saj të gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Autoritetet dhe të gjtha palët e përfshira kanë punuar shumë për të arritur tek votimi i sotëm i Parlamentit Evropian. Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë shumë e izoluar dhe prandaj qytetarëve të saj duhet t'u jepet mundësia për të udhëtuar lirisht.
Në Parlamentin Europian pati edhe vota kundër liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. A mendoni se deri në nëntor kur të bëhet mbledhja e Këshillit të ministrave të brendshëm të BE, që do të marrin vendimin përfundimtar qëndrimi i tyre do të ndryshojë për mirë?
Tanja Fajon: Mund të them vetëm që pres që të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ndjekin votën e sotme të PE-së dhe t'i japin një mbështetje shumë të fuqishme, në fillim të nëntorit, liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Mendoj që kjo është diçka që të dyja vendet e meritojnë për të shkuarën e tyre të gjatë të izolimit. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe nuk ka vend për kërkesa shtesë. Shpresoj që vendet anëtare do të njohin këtë progres ashtu si e njohu Parlamenti Evropian.