Vizat, Fajon: Ne nentor te jepet vendimi final
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Raportuesja Tanja Fajon përgëzoi qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës pas miratimit të rekomandimit të Komisionit për liberalizimin e vizave.
"Unë shpresoj që dy vendet të përfitojnë lëvizjen e lirë. Besoj se asnjë vend anëtar i BE-së nuk ka arsye të pengojë në takimin e ministrave të nëntorit procesin e liberalizimit", u shpreh Fajon. Duke folur në një konferencë për shtyp pas votimit, Fajon theksoi se vendimi i sotëm nuk është politik.
"Po flasim për perspektivën e rajonit perendimor. Unë them se dy vendet janë teknikisht gati dhe në nëntor duhet të jepet vendimi përfundimtar për lëvizjen e shtetasve të Shqipërisë dhe Bosnjës", tha Fajon.
Fajon theksoi ndër të tjera se Franca nuk ka vendosur kushte për Shqipërinë dhe Bosnjën, por ka thënë rezervat e saj. Lidhur me Kosovën, Fajon shprehu keqardhjen që ky vend ende nuk ka marrë një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, pasi pas pak muajsh do të mbetet si njollë e zezë në rajon.
"Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën, por shpresoj që ky vend të mos mbetet i izoluar", tha Fajon.