Xherrard: Anglise do t'i japim Evropianin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Stiven Xherrard do të luajë për Anglinë për herë të fundit në finalet e “Brazil 2014″ dhe në “Euro 2012″ ka shansin e parafundit për t’i udhëhequr “Tre Luanët” drejt një trofeu. Kapiteni i emëruar nga trajneri i ri i kombëtares, Roi Hoxhson, vetëm pak ditë më parë, i ka të qarta idetë në kokë.
“Unë mund t’i kuptoj njerëzit kur nisin të pyesin se në këtë moshë më duhet të vendos kur t’i jap lamtumirën kombëtares në mënyrë që të fokusohem vetëm te Liverpuli. Por, unë nuk e shoh në të njëjtën mënyrë”, – tha gjithashtu kapiteni i 18 herë kampionëve të Anglisë. Mesfushori 31-vjeçar u shpreh se e rëndësishme është diferqë të dish të menaxhohesh dhe se ai i njeh në mënyrë perfekte limitet e trupit të tij. “Roi ka qenë ish-trajneri im te Liverpuli dhe më ka gëzuar pamasë që më ka bërë pasardhësin e Xhon Territ.
Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Por, unë e pranova me kënaqësi. Jam gati për Anglinë dhe duam ta fitojmë Evropianin. Nëse trajneri më jep garancitë se unë jam ende pjesë e vlefshme e skuadrës edhe pas këtyre finaleve, atëherë shpresoj që të luaj edhe në botërorin e Brazilit pas dy vitesh. Do të ishte një mbyllje fantastike e karrierës ndërkombëtare. Tani i kam mposhtur të gjitha dëmtimet dhe e ndjej veten shumë mirë fizikisht. Shpresoj që skuadra të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme në ‘Euro 2012′. Do të ndeshemi me Francën në grup dhe shpresojmë që t’i mundim. Pastaj gjërat do të jenë më të lehta”, – përfundoi legjenda e “Anfield Road”.