Xherdan Shaqiri, per 17 mln euro tek Shalke
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ky është një nga spekulimet më të nxehta të kësaj vere. Sipas gazetës Bild, Xherdan Shaqiri mund të kalojë nga Interi tek Shalke në Gjermani. Interi kërkon 17 milionë euro për lojtarin, që e mori gjysmë viti më parë nga Bajerni për 16 milionë euro.
Shalkes i mungojnë 10 milionë euro për të bërë këtë blerje të bujshme. Por nëse shet një lojtar të mirë, si Farfan, Draxler apo Matip, mund të marrë yllin shqiptar.