Xherdan Shaqiri i papermbajtshem, tre gola ndaj Bullgarise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori me origjinë kosovare i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen përballë Bullgarisë, duke u dhënë fitoren zvicerianëve. Në ndeshjen që luhej në Zvicër, Bullgaria kaloi e para në avantazh, duke frikësuar zvicerianët. Por, për Zvicrën ka menduar Xherdan Shaqiri, që ka shënuar plot tre herë, duke rikthyer shpresën për zvicerianët se mund të kapin vendin e dytë në grup, për të luajtur në play of.