e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kupa e Shqiperise e ben 'sefte' me Partizanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Shqiperise e ben 'sefte' me Partizanin
Pas Superkupës së Shqipërisë, për burokraci të zhvillimeve me procesin e licencimeve të klubeve, i cili shtyu nisjen e kampionatit të futbollit, edicioni i 2011-2012 nis me kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Gjatë ditës së sotme do të luhet turi i parë i këtij turneu me katër ndeshjet e para të tij. Spikat emri i Partizanit, i cili për ironi të historisë, por për meritë të efikasitetit, i përket këtij grupi skuadrash, që zbresin në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë, ende të pa konturuar pas vendimit të FSHF-së për t’i besuar skuadrën Ministrisë së Mbrojtjes, do të luajnë kundër Sukthit. Një sfidë e nxehtë do të jetë Tërbuni-Luzi, ndërsa dy çiftet i formojnë Bilisht Sport-Përmeti dhe Përrenjasi-Tepelena.