e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhelili e kishte të afërm: Ju tregoj bisedën me Mikelin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhelili e kishte të afërm: Ju tregoj bisedën me Mikelin

Portieri i Flamurtarit, Klodjan Xhelili, e kishte kushëri të parë viktimën Mikel Selmanaj. klodian xheliliAi ishte djali i hallës së Xhelilit dhe ky i fundit nuk u beson syve që e takoi në stadium gjatë ndeshjes Flamurtari-Kukësi dhe vetëm pak minuta më pas mori vesh që ndërroi jetë.

Xhelili rrëfen për "Panorama Sport" se e ka mësuar ngjarjen 30 minuta pasi kishte ndodhur. "Jam i shokuar. Unë e kam djalë halle Mikelin, është një ngjarje makabre. E mësova lajmin e hidhur 30 minuta pasi kishte ndodhur. Ishte shumë e dhimbshme, nuk kam fjalë të përshkruaj atë moment", shprehet fillimisht Xhelili. Më tej, portieri ka treguar bisedën e fundit me Selmanajn.

Gjithçka ka ndodhur kur po luhej limiti i pjesës së parë dhe Mikeli ka qenë shumë i mërzitur nga rezultati 0-2 për Kukësin.

"E takova për herë të fundit Mikelin kur sapo mbyllej pjesa e parë. Diskutuam bashkë për 10 minuta dhe natyrisht folëm për ndeshjen. Ishte shumë i pakënaqur nga loja. Më tha se Flamurtari ishte shumë dobët. Jam i shokuar nga ngjarja dhe mund të them se ai nuk konsumonte alkool.

Mikeli ishte shumë mirë nga ana shëndetë- sore, ndërsa gjatë ndeshjes vetëm ishte i mërzitur për lojën e ekipit. Kërkojmë sa më shpejt zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë për të afërmin tonë", ka thënë për gazetën portieri i Flamurtarit.