e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhani-Imamit: Po shkelni rregullat e UEFA-s me Partizanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhani-Imamit: Po shkelni rregullat e UEFA-s me Partizanin
Aksioneri i Partizanit, Albert Xhani, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ku i kërkon që të mos bëhet asnjë veprim me klubin pa u mbyllur procesi gjyqësor. Sipas Xhanit, ministria po shkel edhe rregullat e ndërkombëtarëve. Ja letra e plotë e tij:Përshëndetje Z.Ministër! Z.Ministër, në lidhje me problemin e Partizanit, do të doja që një herë të vetme t’ju referoheshit ligjeve shqiptare.

Sepse nuk mund ta kuptojmë dot që dikasteri juaj nga njëra anë ka hapur proces gjyqësor e kërkoni t’ju rikthejmë pronën (si emrin dhe logon) dhe nga ana tjetër përgatitni dokumentacionin sikur këtë pronë e keni dhe mundet ta nxirrni në shitje me ose pa ankand apo t’ia dhuroni dikujt tjetër. Ju kujtoj se kështu vepruat në rastin e FSHF-së, duke ndërhyrë hapur e në mënyrë flagrante në punët e një OJQ-je, çka duhet ta dini mirë se keni shkelur rregullat e UEFA-s.

Duke ju njohur vlerat tuaja intelektuale, integritetin tuaj në shoqërinë tonë dhe si një nga bashkëhartuesit e Kushtetutës, ju bëj thirrje me shpresë e me besim që të ndaloni me fuqinë tuaj ligjore këtë dëm të madh moral dhe financiar që i bëhet shoqërisë sime deri në përfundim të proceseve gjyqësore për të respektuar vendimin e tyre. Ju kujtoj se shkalla e parë më ka dhënë mua të drejtë.

Me respekt Presidenti i FK Partizanit Albert Xhani!