'Mundet te fitoni? Se do tallen me mua' (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Momenti i keq që po kalon ekipi i Interit, ka përfshirë jo vetëm drejtuesit dhe stafin e klubit, por edhe tifozët e saj. Në ndeshjen e fundit që luajti Interi me Bolonjën, nga ku doli dhe i humbur me rezultatin 3-0, në shkallët e stadiumit u shfaqën shkrime nga më të ndryshmet.
Shkrime të cilat lidheshin me gjendjen e keqe të ekipit. Por nga të gjitha ato shkrime, ajo që bëri më shumë çudi ishte shkrimi i një djaloshi 9 vjeçar: “Mundet të fitoni? Se përndryshe në shkollë të gjithë do të tallen me mua. Faleminderit, Filipo”. Një shkrim i cili nuk kishte se si të mos shihej edhe nga lojtarët e Interit, të cilët ditën e djeshme e ftuan për të marrë pjesë edhe në stërvitjen e ekipit, duke takuar të gjithë lojtarët të cilët i mbështet çdo ditë.
Ditën e djeshme Filipo u shpreh për herë të parë në media: “Ideja e shkrimit ishte për shkak se shihja Interin tek humbiste kohët e fundit. Babai më ftoi që të shkonim sëbashku me të për të parë ndeshjen Inter-Bolonja dhe unë i thashë se nëse nuk fiton Interi, atëherë të gjithë në shkollë do të tallen me mua. Aty lindi edhe ideja”.
Nga këtu del edhe historia e tij me Interin: “Unë e kam parë Interin gjithmonë të fitoje, ndaj isha unë ai që tallesha gjithmonë me të tjerët. Por janë ata që tallen me mua tani. Sot jam këtu dhe jam shumë i lumtur, më kanë dhuruar bluzën me dedikimin e kapitenit Havier Zaneti dhe i kam dhënë gjithashtu dorën trajnerit Ranjeri.
Ishte argëtuese të shihja nga fusha stërvitjen e ekipit”. Ndërkohë në krahun tjetër tifozët e Milanit tallen me Filipon duke shpalosur në ndeshjen e ditës së djeshme një tabelë ku shkruhej: “Milan vazhdo të fitosh, pasi kështu tallem me Filipon në shkollë. Samuele Aliçe”.