Xhani De Biazi: S’duhet te mendojme shume per kualifikimin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhani De Biazi kërkon qetësi para Norvegjisë. Trajneri i kuqezinjve në prag të sfidës me skuadrën vikinge pranon se duhet shumë punë ripërsëritur atë që ekipi bëri në Oslo. Në një prononcim ai ka pohuar se skuadra duhet të jetë e kujdesshme dhe më shumë se Botërorin e Brazilit duhet të mendojë të fitojë ndeshjen një pas një. Ai ka folur edhe për grumbullimet e kombëtares si dhe lojtarët e rinj që po afrohen dita ditës “Mund të na interesojnë shumë lojtarë, por është herët të flasim për ta. E pranoj se janë nën vëzhgim. Kjo varet se çka bëjnë me ekipet e tyre, se si do ta mbajnë formën.
Ne do të jemi të kujdesshëm për këta lojtarë. Ne mundohemi gjithmonë ta përmirësojmë ekipin tonë, duke ia shtuar atij lojtarët kualitativë”, ka thënë italiani. Ish-trajneri i Udinezes ka folur edhe për ndeshjen e radhës me Norvegjinë, të cilën e konsideron mjaft të rëndësishme, për rrjedhën e mëtutjeshme të kualifikimeve për Botërorin 2014. Natyrisht, pas fitores së ekipit të tij në Oslo, De Biazi pret një Norvegji më të motivuar, për sfidën e qershorit, që do të zhvillohet në Tiranë. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne.
Pres një Norvegji shumë më të motivuar dhe më të vendosur, sesa në ndeshjen e parë. Ata e kanë parë ndeshjen tonë dhe na njohin më mirë, kështu që do të vijnë mjaft të përgatitur në Tiranë. Ne do të mundohemi ta japim më të mirën në këtë takim. Sinqerisht, nuk duhet të mendojmë shumë për kualifikimin. Duhet të punojmë pa bërë shumë presion dhe ta mbajmë përqendrimin. Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë dhe ta vazhdojmë rrugën e nisur. Të shohim se deri ku mund të shkojmë. Unë jam në dispozicion, jam i hapur. Duhet të ulemi në tavolinë për të biseduar me drejtuesit e Federatës dhe ta shoh se cili është projekti i ardhshëm. Më pas do të vendosim bashkërisht për të ardhmen”, tha në fund të fjalës së tij trajneri i kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi.
Tolerancë zero për trukimet e ndeshjeve Pas mbledhjes në Shkup për trukimet me federatat e rajonit UEFA ngre zërin dhe kërkon nga futbolli që të ndëshkojë sa më rëndë ata që tentojnë të bëjnë parapare me lojën. Në një reagim UEFA ka bërë të ditur se do të mbështesë federatat dhe çdo lloj dënimi që ato do të marrin në lidhje e trukimet. UEFA, gjithashtu ka konfirmuar se do të ndihmojë edhe financiarisht anëtarët e vet për të bërë maksimumin në këtë luftë që ka shtrirë tentakulat në futboll Napoli kërkon Ujkanin Skuadra e Napolit kërkon Samir Ujkanin. Janë mediet italiane që konfirmojnë një fakt të tillë. Sipas tyre portieri shqiptar i cili është në pronësi të Palermos dhe Kievios mund të lërë këtë të fundit për një ekip të madh si Napoli. Jugorët kërkojnë një portier të ri të dytë dhe Ujkani për ta është një alternativë shumë e mirë, duke parë zotësitë e lojtarit kuqezi. Nëse në fazën e parë Ujkani ishte titullar, në këtë fazë të dytë ai vuajti stolin tek Kievo. Napoli mund të jetë trampolina që e kthen në futbollin e madh