e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Europa League, Chelsea dhe Benfica presin biletat per ne finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Europa League, Chelsea dhe Benfica presin biletat per ne finale
Chelsea dhe Benfica do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Europa League. Skuadra londineze fitoi përballjen e dyfishtë me zviceranët e Basel, duke prerë biletën për në finale. Blutë e Londrës, pai e mposhtën në Zvicër Baselin 2-1, fituan sërish edhe në fortesën “Stamford Bridge”  me rezultatin 3-1. Golat e Moses, Torres dhe Luiz, mjaftuan për skuadrën e Benitez-it që të shkonte e qetë drejt finales së shumë pritur. Salah shënoi golin e vetëm për miqtë. Në duelin tjetër, Benfica përmbysi avantazhin e Fenerbahce-s nga ndeshja e parë duke  mposhtur 3-1 në Portugali. Dopieta e Cardozo-s dhe goli i Gaitan bënë të pamundurën të mundur duke sjellë një fitore e cila vlen sa finalja e këtij kompeticioni. Goli i vetëm për skuadrën turke u shënua nga holandezi Dirk Kuyt.