e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhaka: Pse zgjodha Shqiperine? Konkurrenca tek Zvicra ishte e forte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhaka: Pse zgjodha Shqiperine? Konkurrenca tek Zvicra ishte e forte

Taulant Xhaka është lojtari kombëtares shqiptare, i cili pritet të bëjë debutimin e tij te parë me fanellën kuq e zi në ndeshjen kundër Portugalisë. Taulanti, njihet edhe si vëllai i madh i Granit Xhakës, futbollistit që luan me Zvicrën, dhe ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë pasi ashtu si konfirmon ai vetë konkurrenca tek Zvicra është e fortë.

Duke iu referuar lajmit se tranjeri i kombëtares tonë, Gianni de Biasi, ka përfshirë edhe Xhakën në listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Portugalisë, më 7 shtator, mediat zviceriane i kanë kushtuar një vëmendje të lartë situatës së vëllezërve Xhaka.

Ato shkruajnë se tashmë me debutimin që do të bëjë Taulanti me Shqipërinë, dy vellezërve nuk do t’iu jepet më mundësia për të luajtur në një përfaqësuese, vetëm në rast se të dy zgjedhin Kosovën kur kjo e fundit të njihet nga FIFA.

I pyetur nga mediat zviceriane se përse zgjodhi Shqipërinë, Taulant Xhaka, shprehet se ky veprim nuk është i orientuar kundër Zvicrës, por konkurrenca tek përfaqësuesja helvete për pozicionin ku ai luan është tepër e fortë. “Synim imi është që të luaj në nivel ndërkombëtar, ndërsa konkurrenca në kombëtaren zvicerane për pozicionin që luaj unë është tepër e fortë”, ka thënë ai. Në këtë mënyrë Xhaka lë të kuptohet se zgjedhja e Shqipërisë, nuk ka ardhur për arsye emocionale dhe përkatësie, por është bazuar në interesin e tij personal.