e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tranjeri i Serbise: Shqiperia del e fundit ne grup

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tranjeri i Serbise: Shqiperia del e fundit ne grup

Dik Advokad nuk e llogarit aspak Shqipërinë. Trajneri holandez i Serbisë në prag të fillimit të eliminatoreve drejt ‘Francë 2016′ ka folur per grupin ku ndodhet skuadra e tij.

“Hierarkia në grup është e qartë. Kryeson Portugalia, jemi ne dhe më pas Danimarka me Armeninë. Për mua Shqipëria eshte e fundit”, kanë qënë fjalët e Advokad, disi kontradiktore nëse shikon deklaratën e disa muajve më parë kur vetë holandesi ishte shprehur se kualifikimi kalon nga Shqipëria. “Me Portugalinë dhe Danimarkën kemi shanset tona, nuk ka kurrë ndeshje te lehta. Ndeshjet me Armeninë duhet ti presim me qetësi dhe impenjim maksimal, ndërsa me Shqipërinë është thelbësore të fitojmë dhe të marrim pikët maksimale”, është shprehur 66 vjeçari që më parë ka drejtuar dy herë dhe kombëtaren e Holandës.

Advokad, që ka një karrierë të pasur si trajner duke drejtuar klube të mëdha europiane dhe kombëtare si Holanda, Belgjika, Rusia dhe Arabia Saudite, është shprehur se e njeh mjaft mirë grupin e kombëtares serbe. Duke u ndalur te objektivat, 66 vjeçari ka pranuar se do të ishte dështim nëse nuk do ta kualifikonte Serbinë në Euro 2016 që do të zhvillohen në Francë. “Ne kemi vetëm një objektiv: kualifikimin për në Europian. Ne i kemi cilësitë për t’ia dalë mbanë, nuk kemi asnjë justifikim, thjesht duhet ta arrijmë këtë objektiv”, kanë qënë fjalët e ‘serbit’ Advokad.