Wollfarth: Numerimi, me rendesi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wolfarth e ka konsideruar praninë e diplomateve të lartë te qendrat e numërimit, veçanërisht ne njësinë 5, si një ndihmë për demokracinë në Shqipëri.
Gjate një takimi me policinë e shtetit të premten ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Wollfarth theksoi rendësinë e një numërimi normal. Ai vlerësoi edhe punën e policisë jo vetëm në procesin zgjedhor, por edhe në sigurimin e qendrave të numërimit. “Policia ka bere një pune te shkëlqyer duke siguruar procesin e numërimit dhe kjo është shume e rëndësishme për qytetaret dhe për demokracinë”, tha Wollfarth.
Ambasadori i OSBE-së tha se në një vlerësim personal, i konsideronte zgjedhjet si shumë të mira, por duhet pritur raporti zyrtar. “Pështyja ime e parë është shumë e mirë, por do të shkruaj një raport të cilin do t’ia dorëzoj OSBE –ODIHR dhe do le atë të komentojë”.
Ndërkohë edhe ministri i Brendshëm Bujar Nishani vlerësoi punën e policisë ditën e zgjedhjeve si dhe gjate numërimit të votave. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj deklaroi se policia ka qenë në përmbushje të detyrave që përcakton kodi zgjedhor ndërsa theksoi se nuk ka patur asnjë rast të denoncimit të uniformave të policisë.