e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Topi: Te perfundoje sa me shpejt numerimi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Topi: Te perfundoje sa me shpejt numerimi
Presidenti Bamir Topi këtë të premte ka folur në lidhje me situatën pas zgjedhore gjatë një takimi me delegacion parlamentar të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Ai theksoi rëndësinë e përmbylljes sa më të shpejtë të dhe korrekt të procesit të numërimit.

“Procesi i numërimit të votave që pasqyrojnë shprehjen e qartë të vullnetit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore të 8 majit, duhet të përfundojë sa më shpejtë në mënyrë që Shqipëria të hedhë edhe një hap tjetër përpara drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian”, u shpreh Topi.

Gjithashtu Topi shprehu falënderime për kontributin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin e shtetit hollandez për njohjen e pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës.