Andrea Mano uron Peleshin per fitoren
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pas gjithë tensionit dhe zgjatjes që po shoqëron zgjedhjet vendore të 8 majit, vjen akti i parë i qytetarisë në një garë. Andrea Mano pas humbjes në përballjen për bashkinë e Korçës i ka uruar fitoren Niko Peleshit.
Madje, kandidati i “Aleancës për qytetarin” ka pranuar edhe se projekti i tij për Korçën nuk ka qenë i mirë sa duhet që zgjedhësit t’i jepnin votën. Në qytetin e Korçës morën pjesë në votime 30545 zgjedhës, nga të cilët 16369 votuan për Niko Peleshin dhe 14176 për Andrea Manon. Pra, kandidati i “Aleancës për të ardhmen” do qeverise qytetin pas një diference prej 2193 votash ndaj rivalit te tij.