Per here te pare votojne te ngujuarit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Këtë vit kanë votuar edhe mbi 700 familje të ngujuara. Ato janë shoqëruar me mjete të blinduara drejt qendrave të votimit nga Shtëpia e Pajtimit Kombëtar në bashkëpunim me misionarët dhe policinë e shtetit. Ky votim është i pari në historinë e pluralizmit shqiptar. Agim Loçi, drejtori i Shtëpisë së Pajtimit Kombëtar, ka thënë se një person nga radhët e të ngujuarve, i cili kishte dalë të votonte i vetëm për pak mund të rrezikonte jetën.
Por ndërhyrja në kohë e policisë dhe misionarëve e shmangu një gjë të tillë.
"Është hera e parë që familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes, pra të ngujuar, votojnë. Është dashur një punë mjaft e madhe me misionarët në terren, koordinatorët e rretheve. Familja është shoqëruar nga misionarët dhe koordinatorët, një tjetër komisionar ka qenë tek qendra e votimit, që ka mundësuar që i ngujuari të votojë pa radhë, nën mbikëqyrjen sigurisht të policisë. Ka pasur një incident në Fan të Mirditës, ku një i ngujuar kishte dalë i pashoqëruar, por ndaj tij u mor menjëherë masa e sigurimit ", tha Agim Loçi.