e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Brace: Te terhiqen komisioneret e PD-se

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Brace: Te terhiqen komisioneret e PD-se
Partia Socialiste ka bërë thirrje të premten që komisionerët e PD-së, në qendrën e numërimit të votave në njësinë numër 5 të tërhiqen, pasi sipas deputetit Erjon Braçe janë keqbërës dhe janë sjellë aty posaçërisht të deformojnë rezultatin në këtë njësi. Deputeti Erjon Braçe bëri të ditur më konkretisht 5 emrat e personave që sipas tij janë futur qëllimisht për të ndërhyrë në leximin e votës së qytetarit. “Në këto momente që po flasim, procesi po zhvillohet në qëndrën e numërimit nr. 5 ku rezultoi se sot në pesë tavolinat e numërimit janë ulur këta persona:

1-Avni Hasa, 1980, banues në njësinë 7 për të numëruar votat e kësaj njësie, nënkomisar, pjesë e strukturave të armatosura të ministrisë së Brendshme. Ky person nuk mund të jetë në asnjë mënyrë pjesë e numërimit të votave.

2-Andi Toma, keqbërës, në drejtorinë e Rrugëve, njeriu më i përfolur në tendera marramandëse dhe në vjedhje, i kërkoj dhe këtij zotërie të çohet nga tavolina e numërimit.

3-Ervin Minarolli, me detyrë keqbërës, në drejtorjnë e Transportit, personi në fjalë ishte deri para 2 ditësh nënkryetar i KZAZ të njësisë numër 10. Një njeri që u verifikua si problemi themelor i parregullsive gjatë gjithë ditës së dielë dhe njësisë nr 10. Ky person do të përgjigjet para drejtësisë për çdo krim elektoral.

4-Martin Biba, nëndrejtor i sigurisë për gjithë portet dhe aeroportet, strukturë e ministrisë së Transporteve që për fat të keq dhe armatoset nga ministria në fjalë.

5-Lirim Prendi, inspektor antikorrupsioni në një qeveri të zhytur në korrupsion, merr pjesë sot në procesin e numërimit. "Këta persona janë futur sot në numërimin e votave në këtë njësi dhe duhet të çohen menjëherë nga këto tryeza", kërkoi Braçe.

Braçe thekson, se PS është e angazhuar për leximin e çdo vote dhe se për këtë ka angazhuar njerëzit më të mirë të saj në këtë proces delikat.