Wikileaks trondit Uashingtonin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Në Uashington po mbretëron nervozizëm i madh, sepse sipas parashikimeve të qeverisë amerikane sot pritet të botohen dokumente të tjera sekrete në faqen e internetit "Wikileaks". Rreth 100.000 dokumenta të reja sekrete. Kësaj radhe fjala është për dokumenta që kanë të bëjnë me punën e rreth 300 ambasadave amerikane në mbarë botën dhe në radhë të parë për ato në Evropë. Qeveria e Obamës ka frikë se do të botohen dokumente për bisedat e besueshme me diplomatët evropianë dhe të tjerë.
Thirrja - "Irresponsible!" - "E papërgjegjshme!"
Kështu thërrasin përfaqësues të qeverisë amerikane, ende pa u botuar këto dokumente. Ata kanë frikë se botimi i të dhënave nga "Wikileaks" do të shkaktojë tendosje në raportet mes amerikanëve dhe aleatëve. Përveç kësaj, në Ministrinë e Jashtme kanë frikë se diplomatët amerikanë do të përballen me probleme të shumta, ndërkohë që punëtorët e shërbimeve sekrete në ambasada mund të dëbohen nga këto vende.
Rrjeti televiziv CNN njofton se bashkëpunëtorë të ministres Hillary Clinton nga ambasadat në të gjitha vendet e botës kanë kërkuar që komunikimi i tyre elektronik me Uashingtonin në periudhën prej vitit 2006 deri 2009 të pastrohet nga përmbajtja sekrete, në mënyrë që këto të dhëna eventualisht të mos botohen në "Wikileaks". Qeveria më parë duhet vetë të njoftojë aleatët për këto të dhëna, para se të bëhen publike në këtë faqe interneti.
Frika ka një shkak shumë konkret, sepse në gjashtë muajt e fundit autoritetet amerikane kanë marrë në pyetje në bazën ushtarake në Virginia njeriun për të cilin mendojnë se është informanti kryesor i "Wikileaks-it", specialistin e kompjuterave në ushtrinë amerikane Bradley Manning. Nga këto bisedime mund të paramendohet se çfarë do të botohen.
Amerikanët në alarm
"Wikileaks" rrezikon jetën e amerikanëve dhe u jep kundërshtarëve të SHBA-së informata të rëndësishme." Kështu paralajmëronte admirali Mike Malln, pas botimit të dokumenteve të mëparshme. Ministria e Mbrojtjes ka dyfishuar numrin e ekspertëve të vet që merren me zbutjen e gjendjes rreth dokumenteve të botuara në "Ëikileaks". Kjo sepse shumë spiunë të Pentagonit punojnë në sigurimin e ambasadave dhe kanë frikë që emrat e tyre të bëhen publik. Pentagoni bën të ditur se dokumentet e ardhshme do të mund të lexohen jo vetëm në "Wikileaks", por edhe në gazetat "Der Spiegel", "New York Times" dhe "Guardian". Këto gazeta kanë bashkëpunuar edhe me rastin e botimit të rreth 400.000 protokoleve të ndryshme për luftën në Irak, në qershor të këtij viti.
---------------------------------
Nje muaj me pare rreth 400.000 raporte te fshehta u publikuan nga platforma në internet Wikileaks, të hartuara nga ushtarët amerikanë në misionin në Irak, sipas gazetës "New York Times" japin një "portret i frikshëm dhune".
Në dokumente bëhen veçanërisht të qarta përmasat e dhunës, që forcat irakiane të sigurisë kanë ushtruar mbi irakianët, me miratimin apo neglizhencën e aleatëve amerikanë. Në Irak zbulimet e Wikileaks shihen si konfirmim i situatës së dëshpëruar të shtetit të tyre.
Konfirmim i situatës së mjeruar të shtetit irakian
Janë informacione, për të cilat irakianët dyshonin, por dokumentacioni i publikuar i ushtrisë amerikanë do ta shtojë zemërimin. Zyrtarisht SHBA-ja ka mohuar gjithnjë, se mban statistika për viktimat në Irak, që prej hyrjes ushtarake para shtatë vjetësh e gjysmë. Wikileaks dëshmon të kundërtën. Nga Pentagoni është përpiluar një listë ku figurojnë 109.000 të vdekur, ndër të cilët 66.000 janë civilë. Deri tani vetëm organizata joqeveritare "Iraq Body Count" ishte përpjekur të bënte publike viktimat. Zëdhënësi i saj Hamid Dardagan, thotë:
"Sipas këtyre informacioneve, janë edhe 15.000 viktima të tjera, civilë dhe policë irakianë, të cilët nuk janë të dokumentuar askund. Veç kësaj, në dokumentet e ushtrisë amerikane, klasifikohen si armiq të vrarë edhe irakianë, të cilët ne dhe të tjerë, do t'i quanin civilë."
Dy të tretat e të vrarëve mund të kenë qenë civilë
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks tregojnë raste të tilla, si ai kur ushtarë amerikanë vrasin para syve të një nëne vajzën e saj gjatë një kontrolli, pasi ajo kishte keqkuptuar një sinjal për të ndaluar. Në raportet e ushtrisë është dokumentuar edhe përpjekja e dy rebelëve për t'u dorëzuar tek ushtarët amerikanë. Meqenëse në helikopter nuk ka vend për ta, jepet urdhri: mbeten objektiva sulmi, pra të ekzekutohen.
Për presidentin e shoqatës së avokatëve arabë, Sabbah al Mukhtar, ky është vetëm fillimi:
"Kjo nuk i habit irakianët. Për ta kjo është vetëm maja e ajsbergut. Nëse amerikanët argumentojnë se kjo nuk është pamja e përgjithshme, unë them se pamja e përgjithshme është shumë më e keqe, ajo vetëm nuk është zbuluar ende."
Vetëm maja e ajsbergut
Tortura, të ushtruara nga forcat irakiane të sigurisë, të toleruara nga ushtria amerikane, e cila ishte në dijeni, qindra të vrarë nga firma amerikane mercenarësh si Black
water, mbështetje sekrete e milicëve nga Irani: 400.000 faqet e bëra publike nga Wikileaks shpalosin hapur shtatë vjet e gjysmë anarkie në Irak.
"Në të ardhmen njerëzit do të shohin me neveri këtë kohë. Fuqia botërore numër një, fshihet prapa interesave kombëtare dhe sigurisë së ushtarëve të saj, duke përpiluar lista të sakta, të cilat i mban të fshehura. Besueshmëria dhe morali i SHBA-së janë vënë në pikëpyetje", thotë al-Mukhtar.
Irakianët e zakonshëm e kanë humbur prej kohësh besimin e tyre, tek Perëndimi por edhe tek shteti i tyre.
"Unë kam qenë në burg", tregon një irakian për radion gjermane. "Vetëm të pafajshmit shkojnë atje, fajtorët janë të lirë. Unë nuk kam para, nuk kam telefon, familja ime vuan. Ata atje lart fitojnë dollarë, dhe mund të vendosin, kur dhe në çfarë vendi të shkojnë. Ata nuk duan të qeverisin, duan vetëm të vjedhin."
Wikileaks do ta ndezë edhe më tej dëshpërimin e popullsisë, mosbesimin ndaj klasës së vet politike, e cila prej më shumë se shtatë muajsh, nuk është në gjendje të krijojë një qeveri të re. Askush nuk pret që publikimi i dokumenteve sekrete të shoqërohet me lëvizje të madhe pastruese. Edhe avokati al-Mukhtar është i këtij mendimi:
"Situata në Irak është kjo: ka një numër milicësh, të cilët ndiejnë detyrim vetëm ndaj sektit apo fisit të tyre dhe jo ndaj shtetit. Ky është dallimi mes forcave të sigurisë në Irak dhe gjetkë."
-----------------------------------
Ne kulmin e skandalit, WikiLeaks njoftoi se do të vazhdonte publikimin e dokumenteve sekrete të shërbimit ushtarak amerikan në Afganistan, pavarësisht presionit të vazhdueshëm të Pentagonit se një gjë e tillë vë në rrezik shumë jetë njerëzish. Faqja e internetit Wikileaks, e krijuar në vitin 2006 dhe e specializuar për zbulimin, ka publikuar rreth 90 mijë dokumente sekrete dhe parashikon të botojë rreth 15 mijë të tjera.