e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Wikileaks trondit Tiranen:Do te zbardhe dokumentet sekrete mes Shqiperise dhe Greqise

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wikileaks trondit Tiranen:Do te zbardhe dokumentet sekrete mes Shqiperise dhe Greqise
Në Uashington po mbretëron nervozizëm i madh, sepse sipas parashikimeve të qeverisë amerikane sot pritet të botohen dokumente të tjera sekrete në faqen e internetit. Por dhimbjet e kokës duket se kanë zënë edhe Tiranën. Në dokumentat sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria, më saktësisht prapaskenat e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe Greqisë. Lajmi njoftohet nga mediat greke sipas të cilave ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara. Diplomatët amerikanë po përpiqen ndërkohë të paralajmërojnë qeveri në mbarë botën mbi këto publikime. Deri tani nuk dihet se çfarë dokumentesh do të publikohen nga Ëikileaks. Por flitet se bëhet fjalë për shkrime diplomatike, në të cilat qëndron se si mendojnë SHBA-s për shumë vende të tjera në botë.

Dokumentet

Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë. Sipas të dhënave të deritanishme,bëhet fjalë se dokumentat që do të publikohen kanë lidhje me ndihmën e  Uashingtonit dhënë PKK –së (e cila është quajtur organizatë terroriste), por edhe Turqinë në lidhje me Al Kaidën. Midis publikimeve do të shikojmë edhe emrin e Shqipërisë, Greqisë, Qipros dhe Maqedonisë. Si pikë e  parë do të jetë Greqia dhe më pas aty do të fillojnë duke u analizuar marrëdhëniet e  saj me temat e  Qipros, Maqedonisë dhe lidhjet me Shqipërinë. Dokumentat janë të periudhës 2006-2009 dhe do të publikohen në dy grupe, ndërsa akoma nuk dihet nëse Ballkani do të jetë në grupin e parë apo të dytë. Dokumentat do të publikohen në Wikileaks, Neë York Time ,The Guardian dhe Der Spiegel.

Tmerri i qeverisë amerikane aktualisht mban emrin Wikileaks

Ëikileaks ka paralajmëruar kësaj here botimin e dokumentave për Ministrinë e Jashtme Amerikane. Në Uashington po mbretëron nervozizëm i madh, sepse sipas parashikimeve të qeverisë amerikane sot pritet të botohen dokumente të tjera sekrete në faqen e internetit "Ëikileaks". Rreth 100.000 dokumenta të reja sekrete. Kësaj radhe fjala është për dokumenta që kanë të bëjnë me punën e rreth 300 ambasadave amerikane në mbarë botën dhe në radhë të parë për ato në Evropë. Qeveria e Obamës ka frikë se do të botohen dokumente për bisedat e besueshme me diplomatët evropianë dhe të tjerë.

Thirrja - "Irresponsible!" - "E papërgjegjshme!"

Kështu thërrasin përfaqësues të qeverisë amerikane, ende pa u botuar këto dokumente. Ata kanë frikë se botimi i të dhënave nga "Wikileaks" do të shkaktojë tendosje në raportet mes amerikanëve dhe aleatëve. Përveç kësaj, në Ministrinë e Jashtme kanë frikë se diplomatët amerikanë do të përballen me probleme të shumta, ndërkohë që punëtorët e shërbimeve sekrete në ambasada mund të dëbohen nga këto vende. Rrjeti televiziv CNN njofton se bashkëpunëtorë të ministres Hillary Clinton nga ambasadat në të gjitha vendet e botës kanë kërkuar që komunikimi i tyre elektronik me Uashingtonin në periudhën prej vitit 2006 deri 2009 të pastrohet nga përmbajtja sekrete, në mënyrë që këto të dhëna eventualisht të mos botohen në "Ëikileaks". Qeveria më parë duhet vetë të njoftojë aleatët për këto të dhëna, para se të bëhen publike në këtë faqe interneti. Frika ka një shkak shumë konkret, sepse në gjashtë muajt e fundit autoritetet amerikane kanë marrë në pyetje në bazën ushtarake në Virginia njeriun për të cilin mendojnë se është informanti kryesor i "Wikileaks-it", specialistin e kompjuterave në ushtrinë amerikane Bradley Manning. Nga këto bisedime mund të paramendohet se çfarë do të botohen.

Amerikanët në alarm

"Ëikileaks" rrezikon jetën e amerikanëve dhe u jep kundërshtarëve të SHBA-së informata të rëndësishme." Kështu paralajmëronte admirali Mike Malln, pas botimit të dokumenteve të mëparshme. Ministria e Mbrojtjes ka dyfishuar numrin e ekspertëve të vet që merren me zbutjen e gjendjes rreth dokumenteve të botuara në "Ëikileaks". Kjo sepse shumë spiunë të Pentagonit punojnë në sigurimin e ambasadave dhe kanë frikë që emrat e tyre të bëhen publik. Pentagoni bën të ditur se dokumentet e ardhshme do të mund të lexohen jo vetëm në "Wikileaks", por edhe në gazetat "Der Spiegel", "New York Times" dhe "Guardian". Këto gazeta kanë bashkëpunuar edhe me rastin e botimit të rreth 400.000 protokolleve të ndryshme për luftën në Irak, në qershor të këtij viti.