Brukseli, paralajmerim i ri per vizat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Belgjika, vendi që mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, paralajmëroi dje Shqipërinë se është në monitorim për sa i përket mënyrës sesi do të zbatojë procesin e liberalizimit të vizave. Sinjali erdhi dje nga ministri i Emigracionit të Belgjikës, Melchior Wathelet, i cili i bëri thirrje qeverisë të vijonte procesin e informimit të qytetarëve për sa u përket detyrimeve që kanë karshi palës europiane në këtë proces. “Fushata informative duhet të vazhdojë atje, kurse ne do ta ndjekim me kujdes heqjen e vizave, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë. Autoritetet shqiptare duhet të informojnë siç duhet popullatën, por, nga ana tjetër, qytetarët duhet ta kuptojnë mirë se çfarë është ky liberalizim vizash”, theksoi ministri belg i Emigracionit. Sipas tij, pala shqiptare duhet të ketë kujdes të madh për të mos lejuar që qytetarët shqiptarë të “gënjehen” dhe të bien viktima të atyre që mund t’u premtojnë punësim në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Melchior Wathelet, nëse të tilla situata ndodhin, atëherë këta njerëz do të kthehen menjëherë në vendin e tyre.
“Tani është radha e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për të bërë të njëjtën gjë, të respektojnë këtë pakt mes nesh. Kjo do të thotë që njerëzit të mos vijnë në Europë për të abuzuar, për të kërkuar azil apo për të punuar, për të rënë viktimë e atyre që thonë hajdeni se atje ka para, strehim punë etj. Nëse do të ketë njerëz që do ta përdorin heqjen e vizave për këtë qëllim, ata duhet ta dinë më parë se do të kthehen në vendin e tyre”, bëri të qartë ministri belg, duke lënë të kuptohej se do të ketë kontroll të rreptë për shqiptarët që do të kalojnë kufirin. Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur se gjatë fazës së parë të lëvizjes së lirë do të ketë një kontroll të rreptë, i cili do t’u japë mundësinë europianëve të sigurohen se shqiptarët nuk do të abuzojnë me këtë proces.
Tashmë shqiptarët i ndajnë vetëm dy javë nga fillimi i lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen. Tashmë shqiptarët brenda një periudhe gjashtëmujore do të kenë mundësi të kalojnë 90 ditë në çdonjërin prej vendeve të Bashkimit Europian, por pa mundur të udhëtojnë pa vizë në Angli dhe në Irlandë. Heqja e vizave për shqiptarët do të thotë udhëtim i lirë turistik, ose pranë familjarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
Por, nga ana tjetër, shqiptarët nuk do të mundin që të punësohen ose të kërkojnë azil politik në këto vende të Bashkimit Europian. Për të pasur mundësi të punojnë në vendet e Shengenit, shqiptarët duhet të pajisen me viza të posaçme, të cilat përsëri do të merren pranë ambasadave të vendeve të BE-së në Tiranë, ose në konsullatat nëpër rrethe. Për të lëvizur të lirë, shqiptarët duhet të kenë me vete pasaportën biometrike, biletën e avionit ose tragetit vajtje-ardhje, siguracionin e shëndetit për ditët që do kalojnë jashtë Shqipërisë, një destinacion të qartë se ku do të qëndrojnë përgjatë udhëtimit të tyre dhe po kështu duhet të bindin autoritetet kufitare të vendeve të BE-së se ata kanë të ardhurat e mjaftueshme për udhëtimin e tyre.
Fushata
Ministria e Brendshme ka nisur fushatën e liberalizimit të vizave në të gjitha agjencitë turistike në Tiranë. Ministria e Brendshme ka shpërndarë fletëpalosje, në të cilat informon qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen me pasaportë biometrike. Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen maksimumi 90 ditë, që nga dita e hyrjes brenda një periudhe kohore gjashtëmujore (180 ditë). “Periudha fillon që nga momenti ku ju hyni për herë të parë në këtë zonë brenda periudhës gjashtëmujore”, citohet në fletëpalosjet e shpërndara nga Ministria e Brendshme.
Në këto fletëpalosje janë ilustruar edhe shembuj të rasteve dhe mënyrës sesi duhet të procedohet për të lëvizur në zonën Shengen. “Nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtëmujore fillon më datën 1 korrik. Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, është përgjegjësia juaj të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtëmujore”, citohet në fletëpalosje. Çfarë sanksionesh parashikohen nëse shkelen këto rregulla? “Çdo person që kapet duke hyrë apo duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në njërin nga vendet e Shengenit, do të kthehet menjëherë në Shqipëri dhe nga autoritetet e këtij vendi mund t’i ndalohet hyrja në të gjitha vendet Shengen deri në 5 vjet”, thuhet në fletëpalosjet e shpërndara nga Ministria e Brendshme.