Wikileaks: Korrupsioni me pronat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wikileaks publikoi një kabllogram, në të cilin ish ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers, kritikon qeverinë shqiptare për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave të ish-pronarëve. Kabllogrami tha se "kritikët vënë në dukje se procesi dhe disa çështje të veçanta janë manipuluar si pasojë e korrupsionit dhe procesi ka ngecur në vend për arsye të mungesës së vullnetit politik".
“Janë një numër i caktuar qytetarësh amerikanë, apo shqiptarësh me banim në Amerikë, të cilët prej shumë vitesh tashmë po grinden me qeverinë shqiptare lidhur me faktin që nuk po u kthehet prona e tyre dhe në shumë raste, proceset e kthimit të pronave përfundojnë në gjykata, ku zvarriten për vite e vite të tëra, pa gjetur një vendim përfundimtar”, thotë Withers në kablogram, raportoi BW.
Kabllogrami thotë se “gjatë periudhës së post-komunizmit, shpronësimet janë kufizuar vetëm në ato raste, kur një pronë ka qenë e domosdoshme të shtetëzohej në interes të ndërtimit të infrastrukturës publike, të tilla si projekte të rrugëve apo aeroporteve”.
“Kompensimi i pronarëve në përgjithësi ka qenë i nënvlërësuar, po qe se krahasohet me vlerën reale të pronave në treg dhe nga ana tjetër lidhur me këtë çështje, disa pronarë janë ankuar publikisht për procesin e ngadaltë të kompensimit dhe pagesave në nivel të ulët”, thotë kabllogrami./