e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Omonia: Vllehet jane greke

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Omonia: Vllehet jane greke
Organizata OMONIA kërkoi të hënën që popullsia me origjinë vllehe në Korçë të regjistrohet si greke. Organizata OMONIA kërkoi që “vllehët të regjistrohen me identitet grekë, pasi në Korçë ka shumë vllehë me origjinë helene”, dhe bëri thirrje që “vllehët të mos mashtrohen”, citoi Ora News.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare do të zgjasë 30 ditë dhe do të zhvillohet përgjatë muajit tetor në mbarë vendin. Përgjigjet në formularin e regjistrimit janë ligjërisht të detyrueshme.