E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Wikileaks: SHBA njeh çeshtjen çame

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wikileaks: SHBA njeh çeshtjen çame
Wikileaks publikoi një kabllogram në të cilin ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers i thotë Departamentit të Shtetit Amerikan se “qeveria shqiptare nuk do të përplaset me Greqinë, pasi ka frikë se ngarkohet me akuza nacionaliste.”

“Çamët etnikë shqiptarë të dëbuar nga Greqia gjatë luftës se Dytë Botërorë janë përgatitur të nisin një çështje ligjore për çështjen e shtetësisë greke dhe/ose kompensimin në lidhje me keqtrajtimin nga ana e qeverisë greke”, thotë zoti Withers në kabllogramin e datës 10 nëntor, të vitit 2008, shkruan e përditshmja Shqip.

Ish-amabasadori amerikan thotë se “çamët janë shqiptarë etnikë që kanë jetuar në Greqinë perëndimorë dhe rreth 20 deri në 40 mijë prej tyre u dëbuan nga Greqia me akuzën si “bashkëpunëtorë të fashizmit” dhe u vendosën në Shqipëri”, dhe nënvizoi se “në fillim u trajtuan mirë në Shqipëri por më pas qeveria komuniste u kthye kundër tyre dhe ekzekutoi shumë pjesëtarë.”

Zoti Withers thekson se “problemi çam është fatkeq dhe duket se qeveria shqiptare është më e shqetësuar për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë sesa për kërkesat e çamëve.” “Greqia është në Shqipëri partneri i dytë më i madh tregtar dhe rreth 1 milion shqiptarë punojnë në Greqi, ndaj qeveria shqiptare duket jo e gatshme të dëmtojë marrëdhëniet me grekët, duke ngritur çëshjen çame”, thotë ai. /