e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

WADA nuk bën lëshime për dopingun dhe Sharapovën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
WADA nuk bën lëshime për dopingun dhe Sharapovën

Nuk do të ketë asnjë ulje dënimi për Maria Sharapovën, e cila rezultoi pozitive në testet e antidopingut. 31D4358600000578-3480964-Maria_Sharapova_has_only_played_three_tournaments_in_the_last_ei-a-39_1457381482708Pas lajmërimit të bujshëm që bëri vetë tenistja ruse, WADA (Agjencia Ndërkombëtare e Anti-Doopingut), e cila u mblodh gjatë ditës së djeshme në Londër, ka bërë me dije se edhe për Sharapovën do të ketë një dënim maksimal.

Kreg Redi, presidenti i WADA-s, gjatë një interviste për mediat u shpreh:

"Meldoniumi ka hyrë në listën e substancave të ndaluara pasi është në gjendje të përmirësojë rendimentin e sportistëve në fushë. Nuk kam asnjë simpati të veçantë për Sharapovën, e kisha në të kaluarën. Ajo ka qëndruar gjatë në elitën e tenistit, por tani duhet të skualifikohet".