Vritet djali i Ghaddafi?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qarkullojnë zëra në Libi rreth vdekjes së Khamis Ghaddafi, djali i kolonelit Muammar Ghaddafi, që sipas tyre, ka humbur jetën në Tripoli. Sipas njoftimeve të faqes së opozitës libiane “Al-Manara”, Khamis ka humbur jetën pas plagëve të marra në ditët e shkuara kur një pilot i aviacionit libian që ka kaluar me opozitën, ka hapur zjarr kundër tij në afërsi të kazermës së Bab al-Aziziya, në qendër të Tripolit. Lajmi nuk është konfirmuar ende, por po bën xhiron e botës në media. Khamis Gheddafi ishte kreu i një brigade të regjimit, i impenjuar në luftimin kundër kryengritësve. I gjashti i fëmijëve të kolonelit, ai kishte gradën e kapitenit të ushtrisë dhe ishte përgjegjës për rekrutimin dhe stërvitjen e ushtarëve mercenarë afrikanë.
Shkatërrohet ndërtesa në bunkerin e Ghaddafi
Një ndërtesë administrative e vendosur në kompleksin e Bab el Aziziya në Tripoli, rezidenca e Ghaddafi, është shkatërruar tërësisht nga një raketë dje në mbrëmje. Ndërtesa është në një distancë rreth 50 metra nga tenda ku koloneli zakonisht takon miqtë e rëndësishëm. Disa gazetarë të huaj janë çuar pranë rrënojave dhe një zëdhënës i qeverisë së Tripolit ka shpjeguar se ndërtesa përdorej për qëllime administrative.
Libi, Franca: Asnjë viktimë civile
Një zëdhënës i qeverisë franceze ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion mbi civilë të mbetur të vrarë në sulmet në Libi. Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se avionët e Raf kanë fluturuar mbi Libi dje, por pa kryer asnjë sulm për shkak të prezencës së civilëve. Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar se shumë shpejt do të vendoset një raport bashkëpunimi me Ligën Arabe. Ndërkohë vazhdojnë përleshjet në Bengasi.