e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Japoni, 3700 tone uje ne reaktorin 3

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Japoni, 3700 tone uje ne reaktorin 3
Autopompat e zjarrfikësve dhe forcave japoneze të mbrojtjes kanë hedhur mëngjesin e sotëm më shumë se 3700 tonë ujë deti në reaktorin 3 të centralit bërthamor të Fukushimës, ku ishte regjistruar një rritje e presionit. Operacionet janë zhvilluar edhe në pishinën e reaktorin 4. Ndërkohë agjencia japoneze për sigurinë bërthamore ka bërë të ditur se nuk është e nevojshme zgjerimi i zonës së evakuimit mbi 20 kilometra.

Japoni, tym nga reaktori 3

Është parë tym nga reaktori numër 3 i Fukushimës, në Japoni, dhe kjo ka detyruar Tepco që të evakuojë të gjithë personalit. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan siguron dhe flet për progrese “të vogla, por deçizive” në tentativën për të rimarrë kontrollin e centralit bërthamor të Fukushimës. Kan ka shtuar se ka ardhur momenti të përgatitet për rindërtimin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami, shkruan agjencia Kyodo.