e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Libi, bilanci i pare i viktimave. Djali i Gedafit mund te kete vdekur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Libi, bilanci i pare i viktimave. Djali i Gedafit mund te kete vdekur
Kanë vijuar sulmet e vendeve të koalicionit mbi Libi. "Për herë të dytë, edhe Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar nga Mesdheu raketa Tomahawk, në kuadrin e një plani të koordinuar të koalicionit për aplikimin e rezolutës të Këshillit të Sigurisë në OKB, që autorizon sulmin kundër regjimit të kolonel Muamar Gedafit", shpjegoi gjenerali John Lorimer, në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes britanike, duke theksuar një tjetër sulm nga nëndetëset e forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërrimi i komandës

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në ditët e ardhshme do të pasojnë komandën e operacionit. Presidenti Obama kërkon t'ia dorëzojë detyrën e drejtimit të operacionit ushtarak NATO-s dhe francezëve e britanikëve, për të mos i ngarkuar shumë forcat e armatosura amerikane, tashmë në impenjuara në dy konflikte. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka theksuar se drejtimi i operacionit mund t'i besohet komandës franko-britanike, për shaka të sensibilitetit të botës arabe kundrejt një tjetër ndërhyrjeje të Aleancës së Atlantikut në vendet myslimane. "Do të vazhdojmë të mbështesim koalicionin, do të jemi partner me të, do të kemi rolin tonë, por nuk do të kemi rolin kryesor", ka thënë ministri, i cili citohet nga e përditshmja britanike "The Times".

Viktimat

Ndërkohë ka një bilanc të parë të konfliktit mes forcave të Gedafit dhe kryengritësve. Janë mbi 8000 rebelë të cilët kanë mbetur të vrarë që nga fillimi i revoltës ndaj regjimit të Gedafit. "Të vrarët dhe martirët deri tani janë më shumë se 8000" tha për Sky News zëdhënësi i Këshillit kombëtar të tranzicionit në Bengazi, Hafiz Ghoga, i cili ka kritikuar reagimet negative të sekretarit të Ligës Arabe, AmrMoussa, kundër bombardimeve ndërkombëtare mbi Libi. Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se nuk ka informacion nëse civilë kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve ushtarake në Libi nga na e forcave të koalicionit.

Khamis Gheddafi ka vdekur?

Në Libi qarkullojnë zëra për vdekjen e djalit të kolonel Gedafit. Sipas tyre, Khamis Geddafi ka vdekur ditën e djeshme në Tripoli. Sipas faqes në internet të opozitës libiane, "Al Manara", Khamis ka vdekur si pasojë e plgëve të marra gjatë ditëve të shkuara, kur një pilot i aviacionit libian që kishte kaluar në krahun e opozitës, hapi zjarr kundër tij në afërsi të kazermës Bab-al-Azizya, në qendër të Tripolit. Lajmi nuk është konfirmuar ende, por ka bërë xhiron e medieve arabe. Khamis ishte shefi i n jërës prej brigadave të regjimit, e impenjuar për të luftuar kundër kryengritësve. Djali i gjashtë i kolonelit mbante gradën e kapitenit të ushtrisë dhe ishte përgjegjës për rekrutimin dhe strëvitjen e ushtarëve mercenarë afrikanë.

--------------

Pas 24 orë bombardimesh masive nga ajri dhe deti forcat ushtarake të SHBA-së dhe BE-së kanë "imponuar" vendosjen e ndalim-fluturimit mbi Libi pavarësisht se lideri i saj, Gedafi kishte deklaruar "luftë të gjatë" kundër forcave që ia i quajti "terroriste".

Pentagoni ka bërë të ditur se nuk ka pasur aktivitet ajror nga Gedafi në Libin që pas sulmeve të fundit. Aeroplanët e SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe po patrullojnë hapësirën ajrore të Libisë ka bërë të ditur Pentagoni. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane tha se nuk ka të dhëna që sulmet e forcave perëndimore të kenë shkaktuar viktima në radhë e civilëve duke kërkuar kështu të qartësojë shqetësimet e Ligës Arabe se me sulmet ajrore po vihet në rrezik jeta e civilëve në Libi.

Ban Ki-Moon sekretari i përgjithshëm i OKB-së është shprehur se shpresonte që ushtria e Libisë këtë herë do të mbajë fjalën sa i takon deklarimit të armëpushimit. "Sinqerisht shpresoj dhe kërkoj që autoritet e Libisë të mbajnë fjalën", tha ai duke shtuar se "do të verifikohet nëse është respektuar armëpushimi". Ndërsa, kryeministri i Turqisë, Reçep Erdogan i ka kërkuar NATO-s që të rishikojë e planit për bombardim mbi Libinë.

Qeveria e Libisë ka deklaruar përsëri armëpushimin. Kjo është hera e dytë që Libia bën thirrje për amrpushim pas rezolutës së miratuar në OKB, pasi e para u thye brenda pak orësh.

Gedafi: Vendet bombarduese janë terroriste, u shpall luftë

Lideri i Libisë, Moamar Gedafi i ka quajtur shtetet që kanë marrë pjesë në bombardimin e vendit të tij si "terroriste". Deklarata e Gedafit vjen një ditë pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nisën bombardimin pas miratimit të rezolutës së OKB që përcaktonte Libinë zonë ndalim-fluturimi. "I keni dëshmuar botës se nuk jeni të civilizuar, dhe se jeni terroristë - po sulmoni kafshërisht një vend të sigurt që nuk ka bërë asgjë kundër jush", tha Gedafi.

"Zotohemi për luftë të gjatë dhe pa limite" ka thënë Gedafi në një lidhje telefonike me televizionin shtetëror të Libisë. Ai është shprehur se forcat perëndimore nuk kishin të drejtë të sulmonin vendin e tij. Ndërkohë edhe kreu i Ligës Arabe ka kritikuar bombardimet mbi Libinë. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Amr Moussa është shprehur se rezoluta e OKB synonte mbrojtjen e civilëve ndërsa bombardimet po i rrezikojnë ata.