e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vlore, prostituonin nje shtetase italiane dhe i mbanin peng femijet, arrestohen dy vellezer

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vlore, prostituonin nje shtetase italiane dhe i mbanin peng femijet, arrestohen dy vellezer
Dy vëllezër vlonjatë shfrytëzonin për prostitucion një shtetase italiane në Vlorë dhe Itali. Por kanë rënë në pranga falë një superaksioni të policisë së qytetit të Vlorës. Sipas drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës, Artan Cuku, janë arrestuar pikërisht sot dy vëllezërit Altin dhe Besmir Kacaj, përkatësisht 37 dhe 22 vjeç, të cilët akuzohen se kanë detyruar të prostituojë shtetasen italiae me inicialet V.P.

Ka qenë vetë shtetasja italiane V. P., e cila ka bërë denoncimin ndaj dy vëllezërve Kaçaj, duke i akuzuar se ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Ajo ka deklaruar në polici se ka ardhur dy muaj më parë në Vlorë për pushime te vëllezërit Kaçaj me të dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç, të cilët Altin Kacaj i ka mbajtur në Vlorë, duke mashtruar italianen që t’i linte dhe ca me pushime dhe ajo të shkonte të punonte e qetë në Itali.

Duke u besuar, ajo ka lënë fëmijët në Vlorë dhe është nisur drejt Italisë me shtetasin Altin Kaçaj dhe vëllain e tij, Besmir Kaçaj. Por atje është ndeshur me presionin e prostituimit, në të kundërt nuk do t’i kthenin më fëmijët dhe që t’u siguronte atyre para.

Gjatë dy muajve ajo është mbajtur nën kërcënime të vazhdueshme, por ia ka dalë të bëjë kallzimin penal dhe më pas të kryhet arrestimi i dy vëllezërve prej Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë. Arrestimi u krye në një kohë të shkurtër dhe pa lëndimin e fëmijve.

Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese" dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë"