Energjia elektrike, 2,9% me shtrenjte?
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kompanitë energjetike: CEZ Shpërndarje, KESH dhe OST kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të energjisë për ndryshimin e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një rritje të energjisë që furnizon CEZ-in prej 2,9%, shifër e cila do të shqyrtohet nga Bordi i komisionerëve të ERE-s, i cili në mbledhjen e djeshme vendosi që të shtyjë marrjen në shqyrtim të aplikimit, pasi kërkonte të dhëna shtesë. Këtë ka bërë të ditur dje për mediat, Eduart Elezi, drejtor juridik i ERE-s. Ai më tej ka shtuar: “Ky aplikim duhet të plotësohet sipas rregullores së metodologjisë për llogaritjen e tarifave të gjenerimit dhe furnizuesit publik me shumicë, gjë që bën të mundur, që bordi i komisionerëve të gjykojë në lidhje me tarifat e kërkuara.”
Ky proces do të zgjasë deri në dhjetor, derisa komisionerët e ERE-s të përcaktojnë tarifat mes operatorëve.
Ky proces do të zgjasë deri në dhjetor, derisa komisionerët e ERE-s të përcaktojnë tarifat mes operatorëve.