Vllaznia, shpresa vdes e fundit!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa: Të presim si do të shkohë me Thun-in. Nuk mund të mendojmë që tani për Palermon!
“Vllaznia” shkon në Zvicër me synimin për kualifikim në turin tjetër, dhe kjo nuk është e pamundur dhe pse rezultati 0-0 në Shkodër duket se favorizon zvicerianët. Kështu shprehet traineri i “Vllaznisë” Mirel Josa para ndeshjes së kthimit për turin e dytë të “Europa League” me ekipin “Thun “të Zvicrës. “Në rast se do arrijmë të kualifikohemi në turin tjetër do të ishte sukses dhe për futbollin shqiptar pasi rrallë ndodh që ekipet tona të kalojnë dy ture në kupat e Evropës. E rëndësishme është që ne tëluajmë në grup, të mos shpërndahemi dhe të luajmë lojë kolektive.
Ne shkojmë për t’u kualifikuar pavarësisht se luajmë në Zvicër. Tashmë është e qartë se futbolli luhet kudo njëlloj dhe kjo po vërtetohet në kompeticionet e ndryshme. Jemi përqendruar tek ndeshja me “Thun” dhe në rast se do kualifikohemi do fillojmë të mendojmë për “Palermon”” ka thënë Josa. Optimistë për kalimin e këtij turi të “Europa League”shprehen dhe futbollistë të “Vllaznisë”. Kapiteni kuqeblu Amarildo Belisha dhe kosovari Ilir Nallbani shprehen se “Thun” është një skuadër që ka favor fushën por ne jemi përgatitur maksimalisht.
Sipas tyre loja në fushën kundërshtare është e vështirë por motivimi dhe përgaditja që ka bërë skuadra gjatë këtyre ditëve dhe një lojë e mirë në takimin e parë,jep shpresa për një rezultat në favor të “Vllaznisë”. Ndeshja e kthimit zhvillohet në Zvicër diten e enjte në ora 19:30 minuta dhe biletat për hyrjen në këtë stadium janë falas. Organizatorët e takimit në Zvicër i kanë bërë ftese tifozëve të” Thun “të mbështesin masivisht skuadrën e tyre në takimin e dytë, me qëllim për të arritur objektivin për kalimin në turin e tretë.Ndërsa presidenca e “Vllaznisë” ka rritur premion për ekipin në rast kualifikimi duke e çuar atë në 40.000 euro.
Forma e ekipeve, sipas fussbal.wettpoint.com
Thun (6.4 nga 10)
KS Vllaznia (5.9 nga 10)
Anila Dushi