e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia, pa rroga Fushaj nuk kam borxhe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia, pa rroga Fushaj nuk kam borxhe
Afati i fundit për shlyerjen e rrogave të futbollistëve të Vllaznisë ka qenë data 10 shtator, por kanë kaluar tri ditë dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka as qartësi se kur mund të merren. Shpresohet që të mos vazhdojë gjatë kjo situatë, pasi ka startuar kampionati, madje për kuqeblutë mjaft mirë, që fituan 3-1 me Laçin, por kërkohet vazhdimësia e tyre. E reja më e fundit që qarkullon ka të bëjë më një thashetheme: “Thuhet se financierja e klubit ka ngatërruar një numër, tjetër për tjetër”. Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo. Ndërkohë që qëndron e ndezur çështja e rrogave të muajit korrik, të cilat nuk janë shlyer ende. Ish-presidenti Valter Fushaj dje i ka larë duart për herë të fundit me këtë diskutim: “Nuk i kam asnjë borxh skuadrës së Vllaznisë. E kam theksuar edhe një herë tjetër, i kam mbyllur të gjitha llogaritë e mia me klubin në momentin që u dorëhoqa”.