Vllaznia: Sukaj dhe Vajushi nuk largohen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi do të vazhdojnë të jenë pjesë e Vllaznisë. Largimi i presidentit Valter Fushaj dhe dilemat që rrethojnë skuadrën kuqeblu për të ardhmen, duket se nuk do të ndikojnë te dy talentet e repartit ofensiv. Megjithatë, në klubin shkodran janë të bindur se futbollistët do të vazhdojnë të luajnë me skuadrën e vendlindjes. Edhe pse te kuqeblutë, të gjithë presin drejtuesin ose donatorët e rinj, zyrtarët e klubit kanë marrë garanci nga Sukaj dhe Vajushi se ata nuk do të lëvizin. Ndërkohë, pas firmës së portierit Vujadinoviç, Vllaznia ka gjetur edhe “gardianin” e dytë. Ai është shqiptari nga Mali i Zi, Enis Gjokoviç, i cili do të zëvendësojë Grimën, që i dha lamtumirën futbollit të luajtur.