Fushaj: Bashkia me largoi nga Vllaznia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia ka hedhur hapa konkretë drejt privatizimit, duke përfunduar në kohë rekord procedurat për aktin e themelimit të Sh.A.-së dhe statutit të klubit. Por ndryshimet, të cilat do t’i lejojnë klubit licencimin nga FSHF dhe pjesëmarrjen në kampionat janë një hap pozitiv, janë shoqëruar me polemika. Ish-presidenti i shkodranëve, Valter Fushaj, ka akuzuar Bashkinë se ka bërë gjithçka, duke krijuar pengesa dhe vonesa për ta larguar nga drejtimi i skuadrës.
Dje, Ridvan Troshani, nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, është paraqitur në një konferencë për shtyp, për të anonçuar hedhjen e hapave të parë drejt privatizimit të klubit të futbollit. Ai theksoi se puna e institucionit të pushtetit vendor u kurorëzua me përfundimin në kohë rekord të vlerësimit të aseteve të klubit, aktit të themelimit, statutit dhe draftit që do t’i paraqitet këshillit bashkiak për krijimin e Sh.A.-së. “Grupi i punës i ngritur nga bashkia ka punuar në mënyrë të pandërprerë, për të bërë të mundur që të mos pengohet pjesëmarrja e Vllaznisë në edicionin e ri futbollistik. Procesi i vlerësimit të aseteve, duke përfshirë këtu edhe vlerën e lojtarëve ka përfunduar, ndërsa është përgatitur edhe drafti që do t’i paraqitet këshillit bashkiak më datë 26 (pas tri ditëve) për kalimin e klubit në Sh.A. Në një kohë rekord përfundoi edhe akti i themelimit dhe statuti: është parashikuar që në fazën e parë të privatizimit, aksioneri i vetëm i Vllaznisë deri në janar 2012 të jetë bashkia. Kjo nuk përjashton afrimin e donatorëve apo sponsorëve, financimet e të cilëve do të njihen në fazën e dytë, duke u konvertuar në aksione, ku 30 për qind e tyre përbëhen vetëm nga emri dhe logoja e shoqërisë. Për sa i takon stadiumit, ai do të mbetet jashtë Sh.A.-së, por do t’i jepet asaj për shfrytëzim sipas kushteve të përcaktuara në statut”, tha numri 2 i bashkisë.
Por, pikërisht pas përshpejtimit të procedurave, ka ardhur edhe reagimi i Valter Fushajt. Ish-presidenti i kuqebluve, që i dha lamtumirën klubit për shkak të mungesës së bashkëpunimit me bashkinë, deklaroi se me veprimet e tij, ky institucion tregoi se kishte planifikuar ta largonte. “Dëshira ime ishte të vazhdoja të qëndroja pranë skuadrës, por nuk gjeta mbështetje institucionale nga Bashkia e Shkodrës. Prej kohësh u kisha kërkuar të gjenin donacione për ekipin, por ata u kujtuan vetëm tani. Vazhdimisht u kisha kërkuar të rritej buxheti për futbollin, por përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative”, deklaroi Fushaj. Më tej ai tha: “I parashtrova bashkisë ndarjen e shpenzimeve 50 me 50, madje edhe deri në janar 2012, por ata nuk e pranonin këtë zgjidhje deri në momentin e krijimit të Sh.A-së. Më kërkuan t’i ulja rrogat e futbollistëve me 33 për qind, në një kohë kur unë i kisha firmosur kontratat me shifra të tjera. Si ka mundësi që më thonin se për privatizimin duhej pritur deri në janar, ndërsa tani procedurat mbarojnë në kohë rekord? Gjithashtu, si ka mundësi që më thoshin të largoja portierin Vujadinoviç, që cilësohej i shtrenjtë, ndërsa tani gjejnë 10 mijë euro dhe e paguajnë? Më kërkonin të mbaja një ekip me pak shpenzime dhe jo pretendent, por kjo nuk i shkonte për shtat një emri si Vllaznia”.