Vilanova: Rekordi i Mesit? Nje lojtari tjeter i duhen 8 vite
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tito Vilanovën nuk e ka trembur aspak rikthimi i Majorkës në lojë. Përkundrazi, pas triumfit të Barcelonës ai deklaroi se skuadra e tij ka gjithnjë një plan A, B, C dhe D për të zbatuar në lidhje me atë çka ndodh në fushë: “Nuk mund të themi se kemi bërë një ndeshje të dobët në fazën mbrojtëse. Jemi një skuadër që sulmojmë shumë dhe brenda planit A, kemi një plan B, C e D. Ne e dimë gjithnjë çfarë duhet të bëjmë si në ndeshjet brenda, edhe jashtë. Rekordi i Mesit? Ai është spektakolar. Dikush tjetër të tilla shifra do t’i realizonte në 8 vite”.