Vilanova: E rendesishme eshte Ch. League, jo perballja me Realin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Barcelonës Tito Vilanova e ka cilësuar si më të rëndësishëm impenjimin e ekipit në ndeshjet e Champions League-s, sesa në përballjet e tij me Realin e Madridit. Sipas tij ajo që ka rëndësi është përballja me Benfikën, ndërsa el clasico ka ende shumë kohë që të vijë.
“Për mua ndeshja më e rëndësishme është ajo me Benfikën, për el clasicon ka kohë. Sfida pasardhëse është gjithmonë më e rëndësishmja sidomos kur bëhet fjalë për Champions Ligë. Një humbje në këtë kompeticion mund të të krijojë probleme për renditjen”,- tha ai.
Për teknikun e katalanasve ka shumë rëndësi kjo ndeshje, pasi Benfika është pretendeti tjetër që kërkon kualifikimin dhe nëse Baça kërkon vendin e parë atëherë i duhet të fitojë.
“Kundërshtarët tanë luajnë në shtëpi. Është një ekip i madh dhe do të kërkojë të fitojë. Nuk mendon se ata do të mblidhen në mbrojtje por nëse e bëjnë dicka të tillë atëherë ne do të përpiqemi prapë të japim më të mirën tonë. Në dy ndeshjet e fundit që Barcelona ka luajtur në fushën e tyre nuk ka mundur të shënojë”.
Ndeshja do të luhet sot në orën 20:45, ndërsa lajmi i mirë është që me ekipin do të bashkohet edhe Pujoli.