e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shaqiri listohet i pari i Bajernit ne ndeshjen me Verderin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shaqiri listohet i pari i Bajernit ne ndeshjen me Verderin
Mesfushori shqiptar i Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqiri, hyri nga stoli i rezervistëve për ta ndryshuar komplet lojën e bavarezëve. Rekordmenët gjermanë shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Verder Bremenit si mysafir. Shaqiri dha një asist fenomenal për sulmuesin kroat, Mario Manxhukiç në golin e dytë të kryesuesit aktual të Bundeligës gjermane.

Revista e njohur sportive në Gjermani “Kicker” e ka shpallur atë futbollistin më të mirë të Bajernit në ndeshjen kundër Bremenit. Ai ka marrë notën 2,00 (4,00), ndërsa në përgjithësi në Bundesligë është shpallur futbollisti i pestë më i mirë i javës së gjashtë.