Viktima u qellua me predhe 9mm, gardisti qelloi me Kallashnikov
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Të dhënat e deritanishme janë kontradiktore për njërin prej personave të vrarë pranë Kryeministrisë në Tiranë, i cili është parë edhe në videot e publikuara në media. Kështu, viktima që shikohet në video, me rroba të zeza dhe që bie përtokë në kohën kur qëllohet me armë nga një gardist përbri tij brenda oborrit të Kryeministrisë, është vrarë me plumb 9 mm. Një plumb i tillë përdoret zakonisht në pistoletat dhe në disa armë të vogla, automatikë të shkurtër, që vihen në përdorim për luftë, në distancë të shkurtër. Gardisti që shfaqet duke qëlluar me armë, në kohën kur ky person bie përtokë para portës metalike të Kryeministrisë, sipas videos dhe interpretimit që bëjnë ekspertët, ka qenë duke qëlluar me Kallashnikov.
Sipas specialistëve, duket qartë se arma me të cilën qëllon gardisti është Kallashnikov, pasi edhe nga kamerat që kanë kryer regjistrimin, është parë se arma nxirrte sasi të madhe flake e baruti nga tyta e saj. Sipas specialistëve, Kallashnikovi ka një predhë prej 7.62 m/m dhe jo 9 mm, siç janë predhat që kanë goditur viktimat. Kjo kontradiktë pritet të shpjegohet nga hetimet që po zhvillohen në proces gjatë kryerjes së akt-ekspertimeve në vendin e ngjarjes, si dhe gjatë analizimit të predhave dhe gëzhojave në skenën e krimit.
Ndërkohë, një numër prej 81 gardistësh që kanë pësuar lëndime ditën e ngjarjes, kanë refuzuar të paraqiten tek mjekësia ligjore, për t'iu nënshtruar ekzaminimit. Prokuroria, tri ditë më parë evidentoi plagosjen e 81 gardistëve dhe u kërkoi atyre të kryenin raport mjeko-ligjor për të dokumentuar dëmtimet që u janë shkaktuar. Por gardistët kanë refuzuar të paraqiten në zyrat e mjekësisë ligjore. Prokuroria ka kërkuar të shqyrtohet mundësia që akt-ekspertimi të bëhej në ambientet e Gardës, por mjekët ligjorë kanë thënë se ekzaminimet jashtë zyrave të tyre nuk janë në praktikën e punës.