Perfundon protesta-homazh
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ka përfunduar protesta-homazh në nderim të viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit. Edhe personat e fundit që kanë marrë pjesë në këtë manifestim paqësor kanë vendosur lule dhe ndezur qirinj në vendet ku tre viktimat e tragjedisë humbën jetën. Fillimisht në fotografitë e tre të rënëve kanë vendosur lule familjarët dhe krerët e opozitës, të cilët u kanë lënë radhën edhe qytetarëve të tjerë që me lule në duar dhe të përlotur kanë nderuar viktimat. Pjësëmarrësit pasi mbaruan nderimin e viktimave u shpërndan qetësisht. I gjithë manifestimi është kryer nën drejtimin e përfaqësuesve të opozitës të cilët të pajisur me shirita të verdhë në krahë, kanë orientuar qytetarët. Homazhi ka pasur një interesim të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që kanë pasqyruar këtë manifestim paqësor.
Vendosen lule per te tre viktimat
Kortezhi i drejtuar nga familjarët e viktimave dhe drejtues të lartë të opozitës kanë vendosur lule para portreteve të të tre viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit. Fillimisht lule u vendosën pranë vendit ku humbi jetën Faik Myrtaj, nga komuna Cakran në Fier. Me pas kortezhi është zhvendosur tek vendi ku u vra viktima e dytë Vizer Veizi, nga Gjirokastra, para portës së Kryeministrisë. E njëjta gjë u bë edhe në vendin ku humbi jetën viktima e tretë Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë. Ndërkohë numri shumë i madh i pjesëmarrësve vijon që të vendosë lule pranë tre fotografive. Kryetari i opozitës, Edi Rama është larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar për demonstratën-homazh.
Tubimi, lule edhe per Deden e Veizin
Kortezhi po drejtohet tek vendi i dytë, ku u vra Vizer Veizi, para portës së kryeministrisë. Familjarët e viktimave po vendosin lulet para portretit të Veizit. Tani kortezhi me kryetarin e PS, Edi Rama po zhvendoset tek vendi ku u vra viktima e tretë, Hekuran Deda, i cili u godit nga një plumb 9 mm në kokë teksa ndodhej mbi një skelë. Numri i pjesëmarrësve është i paimagjinueshëm. Njerëzit që marshojnë drejt vendit të homazheve është i pafund. Ata që janë në radhë të parë, pasi vendosin lulet kthehen për t’u rikthyer në qendër. Edhe kryetari i opozitës është larguar nga vendi i homazheve dhe po ndjek itinerarin e parashikuar për demonstratën-homazh.
Nis manifestimi homazh i opozites
Ka nisur në bulevardin “Dëshmorët e kombit” manifestimi homazh i opozitës në nder të 3 viktimave të demonstratës të 21 janarit. Demonstrata homazh ka nisur nga ura e Lanës pranë hotel “Dajti” për të vazhduar më pas me një marshim deri tek kryesia e Kuvendit. Në krye të kortezhit janë vendosur tre të rinj me portretet e të vrarëve në demonstratë ndërsa më pas vijojnë edhe drejtuesit më të lartë të opozitës si kreu i PS-së Edi Rama, kreu i grupit parlamentar i PS-së Ruçi dhe deputetët socialistë të cilët mbajnë në duar lule dhe qirinj. Në manifestimin e sotëm nuk ka fjalime dhe parrulla. Parrulla e vetme është në vendin ku u vranë tre veta në 21 janar, ku shkruhet në shqip dhe në anglisht fjala "Drejtësi". Ndërkohë në bulevardin para kryeministrisë janë vendosur fotografitë e tre viktimave të demonstratës së 21 janarit si dhe janë vendosur edhe lule në vendet ku ata u vranë.
Homazhet, nis marshimi i demonstruesve
Demonstruesit që do të bëjnë homazhe për viktimat e 21 janarit kanë nisur marëshimin nga selia e Partisë Socialiste drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një pjesë e tyre ndodhet aktualisht në rrugën mes selive të ministrive dhe pas pak dotë arrijnë bulevardin kryesor të kryeqytetit. Demonstruesit mbajnë buqeta me lule, ndërsa në krye të tyre do dalin tre vetë me portretet e viktimave. Protesta, që do të zgjasë rreth një orë, pritet të jetë e qetë dhe paqësore, sic është garantuar nga lidershipi i Partisë Socialiste. Aktualisht kryetari i PS dyshohet se ndodhet në zyrën e tij në bashkinë e Tiranës, pasi nuk ka qenë në selinë e PS dhe nuk është shfaqur me protestuesit.
Homazhet, nis te mbushet bulevardi
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet po bëhet gati të presë manifestuesit e shumtë, që me nismën e PS, do të bëjnë homazhe për tre viktimat e 21 janarit. Pranë kryeministrisë, ku ndodhën dhe vrasjet, janë mbledhur njerëz me tufa me lule, si dhe janë vendosur postera me fotot e tre viktimave, Hekuran Deda, Vizer Veizi dhe Faik Myrtaj. Ndërkohë, masat e sigurisë janë tepër të larta. Kordone policësh kanë rrethuar selinë e kryeministrisë, kangjëllat e të cilës janë rrethuar me tela me gjemba.
Për të marrë pjesë në demonstratën-homazh të ditës së sotme nga rrethet janë nisur qindra autobusë me simpatizantë të opozitës.
Berisha: Topi mbylli syte para dhunes
Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak castesh ka akuzuar presidentin e Republikës, Bamir Topi, se ka mbyllur sytë para dhunës së ushtruar nga protestuesit gjatë 21 janarit.Gjatë fjalës së tij, Berisha ka paralajmëruar se këtë cështje do ta trajtojë me shumë seriozitet komisioni i posacëm parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.
“Zoti Topi nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hidhej flaka për t’i djegur, nuk pa policë të shtrirë në tokë dhe që protestuesit u turreshin si kafshë të egra, nuk pa flamurin që një protestues e hodhi si leckë. Po them një të vërtetë shumë të hidhur dhe shumë të trishtuar, por është një e vërtetë që do hetohet nga komisioni parlamentar”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka publikuar disa të dhëna që provojnë sipas tij se “bllokmenët” më 21 janar tentuan të realizonin një grusht shteti. Ai ka bërë të ditur se nga hetimet e kryera është zbuluar se opozita ka stërvitur grupe të posacme për rrëzimin e qeverisë, duke i pajisur ato me armë të sofistikuara.
“I është dhënë 300 dollarë secilit për dhunën që do përdornin. Disponohen të dhëna për sasi eksplozivi, tritoli dhe kallshnikovi, me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në ndërtesë. Disponohen të dhëna për armët e sofistikuara, cadrat-pistoletë, stilolapsat-pistoletë dhe thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti. Disponohen të dhëna se grupe pesëshe të stërvitura ditë të tëra në zona të ndryshme për sulmin, se ky puc u financua me së paku 2 milionë dollarë”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë zotërojnë edhe prova për urdhërat që sipas tij lidershipi i opozitës u jepte protestuesve me qëllim “rrëzimin e qeverisë legjitime”.
“Disponohen të dhëna për gjithcka ndodhi në ato 5 orë në bunkerin e bllokmenëve të kryesuar nga Edi Rama. Rama dhe pucistët ishin me veshë dhe sy të ngritur. Gjithcka që ka ndodhur ato 5 orë do t’u zbardhet qytetarëve shqiptarë, të gjitha urdhërat e dhëna nga bllokmenët që po shihnin ëndrrën e tyre të bëhej realitet janë të evidentuara”, ka pohuar Berisha, duke theksuar se opozita puciste kishte bërë gati edhe ndarjen e posteve të qeverisë së re.
“Disponohen të dhëna për ndarjen paraprake të posteve të qeverisë së re, të përcaktuar nga ata që do merrnin Ministrinë e Brendshme. Ky do të ishte Tomë Doshi”, ka deklaruar Berisha.
Duke dhënë garancinë e tij se të gjithë përgjegjësit e dhunës do të përballen me ligjin, kryeministri ka përfituar nga rasti për të sulmuar sërish kryeprokuroren Ina Rama, e cila sipas tij prishi marrëveshjen me SHBA.
“E ftova ndrikullën të hetonte. Miqtë ndërkombëtarë e kuptuan se cfarë fshihej pas urdhër-arresteve për zinxhirin e gardës kombëtare. Pas një angazhimi shumë të fortë, pardje pasdite arritën një marrëveshje, që secili nga oficerët e gardës të paraqitej para prokurorit, ku të bëhej deklarata dhe të anulohej urdhër-arresti. Por kjo marrëveshje u shkel nga urdhëri që mori zonja Rama, duke faktuar se ajo nuk respekton asnjë normë dhe asnjë standart”, është shprehur Berisha.
Duke paralajmëruar se provat që zotëron do t’i vërë në dispozicion të organeve të drejtësisë, Berisha ka shprehur miratimin e tij për homazhet e sotme të opozitës, por ka paralajmëruar liderin e saj Edi Rama se, nëse do të tentojë sërish pucin, do të ndëshkohet rëndë.
“Do respektohet plotësisht e drejta e protestës, se qytetarët nuk do kenë asnjë llojë kufizimi për të drejtën e tyre të protestës paqësore. Ne nuk kemi asnjë shmangie. Por nëse pucisti Edi Rama do të tentojë për herë të dytë, atëherë do të përballet me pasoja që nuk i imagjinon”, ka shtuar Berisha, i cili duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se opsioni për zgjedhje është i vlefshëm vetëm për vitin 2013.
PS THIRRJE QYTETARËVE: RESPEKTONI KORTEZHIN DHE PUNËN E POLICISË
ORA 12.16 Dy orë përpara nisjes së demosntratës homazh të paralajëmruar nga opozita, Partia Socialiste përsërit apelin për qetësi dhe paqe për të gjithë qytetarët që pritet të mbushin sot Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në nder të viktimave të 21 Janarit. Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, Megi Ajtyresa u bëri thirrje demonstruesve të respektojnë kortezhin dhe punën e policisë.
“Ju lutemi të gjithë demonstruesve të vijnë me qirinj dhe lule. Mos j’u përgjigjni provokimeve. ” u shpreh Ajtyresa.
BULQIZË, DËBORA BLLOKON KATËR AUTOBUSË ME DEMONSTRUES
ORA 12:00- Sipas informacioneve nga korrespondeti i NEWS24, dëbora nuk ka rreshtur prej mbrëmjes së djeshme duke bllokuar akset rrugore Peshkopi-Tiranë dhe Bulqizë-Tiranë, si dhe ka paralizuar qarkullimin në Qafën e Buallit. Mësohet se mbi 100 makina ndodhen të bllokuara në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndër të cilat dhe katër autobusë me demonstrues të cilët janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në demonstratën homazh të paralajmëruar nga opozita për në orën 14:00.
FIER, NISEN DREJT TIRANES 45 AUTOBUSE
Ora 11. 50 Nga Fieri informohet se janë nisur 45 autobusë me qytetarë të cilët do të marrin pjesë në demonstratën homazh. Korrepondenti i NEWS24 informon se në Urën e Mbrostarit, një postbllok policie ushtron kontrolle të rrepta ndaj të gjithë pasagjerëve në autobuse.
Partia Socialiste ka bërë thirrje për qetësi gjate demonstratës homazh. Pak kohë para organizimit të demonstratës për nder të 3 viktimave të 21 janarit, Megi Ajtyresa, nga selia e PS-së ka bërë apel për qytetarët të jenë bashkëpunues me policinë dhe këtyre të fundit, të bëjnë detyrën e tyre. “Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. Bota i ka sytë nga ne. Le të japim mesazhin se jemi një popull i qytetëruar në rrugën e vendosjes së demokracisë” tha Ajtyresa, duke kërkuar nga demonstruesit të respektojnë ngadalësinë e lëvizjes së kortezhit. Marshimi, sipas saj do te jete me lule dhe qirinj, e per kete ka kerkuar qe te gjithe te ndjekin rrugen e kortezhit e te mos kete devijime.
11.00: Homazhet, 30 autobuse drejt Tiranes
Shumë persona janë nisur nga Korca drejt Tiranës për tubimin paqësor të opozitës. Të paktën 30 autobuzë dhe mbi 150 mjete të vogla janë nisur drejt kryeqytetit në orët e para të mëngjesit. Burimet nga dega lokale e PS në Korcë kanë bërë të ditur se janë të paktën 5000 persona që janë shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në organizimin e opozitës për protestën-homazh.
Këtë herë pritet të ketë një pjesëmarrje masive për shkak të interesit të lartë që kanë treguar qytetarët, duke marrë shkas nga fakti se demonstratat e një jave më parë sollën nga pas edhe viktima krahas të plagosurve. Nisur nga kjo, ka një organizim me më shumë mjete të transportit publik drejt Tiranës, pa llogaritur personat që do të nisen me mjetet private. Një pjesëmarrje më të lartë jo vetëm nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, por edhe nga radhët e qytetarëve, të cilët solidarizohen kundër dhunës dhe vrasjeve me motive politike.