Selanik, bombe makines se konsullit shqiptar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rreth orës 03 e 30 të mëngjesit të sotëm ka marrë zjarr pas një shpërthimi të fuqishëm makina e konsullit të Shqipërisë në Selanik, Thoma Nini. Automjeti, tip “Audi” me targë “5423”, ka qënë i parkuar në oborrin e pallatit ku jeton konsulli, në rrugën “Anagjeniseos 9”, në lagjen Pilea të Selanikut. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse me 7 punonjës që kanë shuar zjarrin dhe një ekip i policisë që ka filluar një proces hetimor për ngjarjen. Deri tani nuk ka hollësi se kush ka vendosur lëndën eksplozive në makinën e konsullit shqiptar. Nga zjarri është dëmtuar edhe një makinë tjetër e parkuar aty pranë.