Deshmia, komandanti i Gardes: S‘patem urdher te qellonim ne 21 janar
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Garda e Republikës ka mohuar që efektivat e saj të kenë pasur një urdhër verbal apo me shkrim, për të qëlluar me armë drejt turmës gjatë demonstratës së 21 janarit në Tiranë. Pretendimi është ngritur nga zyrtarët e Gardës, gjatë ballafaqimit që ata patën me përfaqësuesit e Prokurorisë. Ballafaqimi ka ndodhur në ambientet e policisë së Tiranës katër ditë më parë. Të mërkurën më 26 janar në mbrëmje, gjashtë gardistët për të cilët është nxjerrë urdhër- ndalimi, u paraqitën në policinë e Tiranës. Kjo e fundit ka vënë në dijeni Prokurorinë dhe menjëherë grupi i hetimit i organit të akuzës ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Për më se dy orë, aty ka ndodhur një debat mes përfaqësuesve të Prokurorisë, policisë së Tiranës dhe vetë gardistëve.
Prokurorët kanë pasur një komunikim verbal me gjashtë gardistët, por pa arritur në ekzekutimin e urdhrave të ndalimit. Prokuroria ka pasur vërejtje, së pari për mënyrën e paraqitjes së gardistëve. Sipas organit të akuzës, ata kanë qëndruar përballë proku-rorëve me armë në brez pa pranuar të hiqnin armët e shërbimit që kishin marrë me vete. Po kështu, prokurorët kanë theksuar se ndaj gjashtë zyrtarëve të Gardës kishin nxjerrë gjashtë urdhra ndalimi që duhej të ekzekutoheshin. Policia nga ana tjetër ka pretenduar se një nen i Kodit të Procedurës Penale justifikonte mos ekzekutimin e urdhër-ndalimit për personat që janë në detyrë dhe që nuk paraqesin rrezik për t’u arratisur.
Bëhet fjalë për nenin 245 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se “Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet, kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është bërë gjatë kryerjes së një detyre ose gjatë ushtrimit të një të drejte të ligjshme ose kur ekziston një shkak padënueshmërie. Situata është acaruar gjatë ballafaqimit të Prokurorisë me gjashtë gardistët. Këta të fundit u kanë kërkuar hetuesve provat mbi të cilat është nxjerrë secili urdhër-ndalimi. Prokuroria është shprehur se “ne nuk mbajmë asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me ju, kemi firmosur gjashtë urdhra ndalimi dhe presim që policia t’i zbatojë ato, pa çuar në vend urdhrat e ndalimit nuk ka asnjë bazë ligjore apo juridike që t`ju njoftojmë provat e grumbulluara kundër jush”. Pas refuzimit të policisë për të zbatuar urdhrat e ndalimit, përfaqësuesit e Prokurorisë janë larguar dhe pak çaste më parë edhe gjashtë zyrtarët e Gardës kanë lënë zyrat e policisë së Tiranës dhe janë paraqitur në detyrë. Një ditë pas demonstratës së zhvilluar më 21 janar, ku u vranë tre persona, Prokuroria lëshoi urdhra ndalimi për shtetasit: Prendi, komandant i Gardës; Alfred Ahmetcenaj, zv.komandant; Dashamir Shehi, komandant njësie; Vladimir Dedaj, drejtues njësie; Altin Kollçinaku, efektiv dhe Fatos Bushati, efektiv i Gardës. Urdhrat e ndalimit ende nuk janë ekzekutuar.
Vrasje në rrethana të cilësuara ndaj më shumë se dy personave dhe me rrezik për jetën e shumë të tjerëve, shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Këto janë tri akuzat që Prokuroria e Tiranës u adreson gjashtë zyrtarëve të Gardës së Republikës. Për këto akuza, një ditë pas demonstratës së 21 janarit, organi i akuzës nxori urdhrat e ndalimit ndaj zinxhirit komandues të Gardës. Urdhër-ndalimet e Prokurorisë duhej të ekzekutoheshin nga policia, por kjo ende nuk ka ndodhur, siç thuhet për shkak se gardistët kanë qenë në detyrë.
Prokuroria e Tiranës është duke hetuar nga ana tjetër edhe plagosjen dhe goditjen e efektivave të Gardës së Republikës nga pjesëmarrësit në demonstratë. Sipas burimeve nga organi i akuzës, është arritur të dokumentohet se 52 oficerë të Gardës së Republikës kanë pësuar dëmtime të ndryshme, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre dhe veçanërisht nga goditja me gurë. Ndaj disa prej demonstruesve është ngritur akuza e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë dhe rendit publik gjatë veprimeve të dhunshme të kryera në demonstratën e 21 janarit në Tiranë.

Akuzat

Plagosja