'Gjuha e dy paleve eshte e turpshme'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Intervistë për MAPO-n, me Znj. Doris Pack në lidhje me situatën e fundit krijuar në Shqipëri. Me përgjigje fare të shkurtra, ajo ka shprehur hapur mospëlqimin e saj për situatën në Shqipëri, por edhe për angazhimet serioze të të dy krahëve të politikës...
Sa herë që mund të dëgjosh emrin e Znj. Doris Pack, atëherë instinktivisht të shkon mëndja te mbështetja e saj për pjesën e djathtë të politikës shqiptare dhe gjuhën e saj të ashpër. Por, së fundi për MAPO-n, ajo nuk i kursen kritikat ndaj të dy krahëve të politikës. Është thellësisht e zhgënjyer dhe nga dita në ditë ka të ngjarë dhe vetë ajo duhet ta shikojë si mision të pamundur që të rregullojë diçka me shqiptarët. Jo më kot, pak muaj më parë, e la një mbledhje të dy partive në mes duke u thënë publikisht: Ju bëni debate shterpë. Si anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të partive popullore (Kristian-demokratëve) dhe demokratëve Evropianë, anëtare e Parlamentit Evropian dhe koordinatore e këshillit për kulturë, arsim, rininë, mediumet dhe sportin (nga 1994-ta), por dhe si Kryesuese e delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, ajo njeh si pakkush jo vetëm politikën ballkanike por edhe shtigjet e pamundura ku tollovitet prej vitesh politika evropiane në të.
Ndaj me MAPO është treguar e ftohët dhe shumë e pezmatuar. Me përgjigje të shkurtra, ajo është përgjigjur për qëndrimin e saj, vetëm se pa atakuar direkt asnjë nga drejtuesit politikë shqiptarë, ndërsa gjuhën e të dy krerëve shqiptarë të politikës e ka etiketuar si të turpshme. Ka qenë e papërgatitur për situatën dhe e shikon si të dhimbshme për Shqipërinë, kuptohet nëse do të vazhdohet kështu. Së fundi, apeli është i thjeshtë: kthejuni dialogut dhe afrojuni Evropës, ndryshe do vuajnë qytetarët shqiptarë. Më shumë në fakt s’ka çfarë të thotë...
Faleminderit Zonjë, për kohën që gjetët për MAPO. Ju, personalisht, keni qenë shumë kritike në drejtim të politikanëve shqiptarë në muajt e fundit. Si i shikon Znj. Pack zhvillimet nga protesta e përgjakshme e të premtes së një jave më parë në Tiranë?
“Jam e shokuar. Brengosem për të vdekurit dhe të plagosurit si edhe për familjet e tyre. Dhe, ndjej shumë keqardhje për qytetarët shqiptarë”.
Sinjalet e Brukselit që vijnë në Shqipëri janë duke kërkuar një zgjidhje politike të situatës në vend, që duket se ka hyrë në një krizë të re pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në opinionin tuaj, cila do të ishte zgjidhja më e mirë?
“Më e mirë se çfarë? Zgjidhja është e thjeshtë: problemi i mosbesimit në zgjedhjet e vitit 2009 duhet të kishte sjellë menjëherë problemin tek organizmat e përshtatshëm ashtu si edhe ndodhi në Kosovë direkt pas zgjedhjeve. Për pjesën tjetër, unë e shikoj zgjidhjen vetëm në punën e plotë të Parlamentit shqiptar”.
Juve keni njohje të mirë të situatës në Shqipëri dhe besoj se e ndiqni atë për çdo ditë. A ka qenë kjo situatë e parashikuar nga ju? Cilat janë arsyet, gjithnjë sipas jush, që e dërguan Shqipërinë në këtë situatë?
“Nuk e prisja këtë përshkallëzim. Ata që janë përgjegjës për të kanë dërguar mesazhe që e errësojnë progresin që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit”.
Ka pasur një gjuhë shumë të ashpër këto ditë të Z. Berisha në drejtim të Opozitës shqiptare dhe që shpesh e ka drejtuar gishtin e fajtorit direkt tek Z. Rama, por gjithashtu edhe tek Institucionet e pavarura të Shqipërisë. A mendoni se Z.Berisha e ka tepruar qëndrimin me ashpërsinë e tij?
“Gjuha e dy palëve është e turpshme dhe tregon një mungesë të pamasë respekti për njëri-tjetrin”.
Nuk mendoni se ky lloj anashkalimi i Institucioneve të pavarura, duket i tepruar?
“Asnjë politikan s’është më i madh sesa Drejtësia. Ndarja e atributeve është një element kushtetues për një shtet demokratik. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur”.
Ju keni shprehur zhgënjimin tuaj rreth sjelljes së Opozitës shqiptare për votimin e Gjykatës Administrative, e lidhur kjo me një fond të akorduar nga SHBA dhe keni thënë, po ashtu se është brengosëse për Opozitën që nuk merr pjesë në disa vendime në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë. Si e shikoni pozicionin e Opozitës tani dhe paaftësinë e saj për të gjetur një gjuhë normale me Z. Berisha dhe politikanët e tjerë?
“Opozita duhet të mësojë nga demonstrimi i fundit në të cilin nuk mundi të shmangë njerëzit që u vranë dhe u plagosën. Nuk duhet të ketë më asnjë demonstrim dhe nuk ka rëndësi se nga cila palë. Politikanët duhet të qetësohen dhe të sillen të matur dhe si politikanë të përgjegjshëm”.
Ju lutemi, pas këtyre ngjarjeve të hidhura, çfarë ka ndryshuar sipas jush në nivelet me të larta evropiane për Shqipërinë? A mund të themi se është një frenim i hapave të Shqipërisë kjo situatë?
“Kjo sigurisht që është një frenim për Shqipërinë. Qytetarët shqiptarë janë duke vuajtur nën këtë situatë të ngrirë dhe të përgjakshme. Ata janë të interesuar në arsimim të mirë për fëmijët e tyre, në mundësi punësimi, në infrastrukturë të mirë etj. Këto janë fushat e punës politike dhe jo protestat në rrugë”.
Cilat do të jenë kostot politike të Shqipërisë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, referuar vëmendjes suaj? Greva e urisë, bojkoti dhe protestat nga Partia Socialiste janë konfrontuar gjithnjë me një gjuhë të akullt nga ana e Partisë Demokratike nga ana tjetër. A mendoni se ky lloj veprimi po e torturon shoqërinë shqiptare apo thjesht që shqiptarët nuk mund të gjenerojnë më?
“Ky lloj veprimi është sigurisht një torturë për shoqërinë shqiptare por ka gjithashtu dhe njerëz dhe politikanë që mund të fillojnë një dialog normal”.
Disa muaj më parë ju latë një mbledhje të organizuar nga dy partitë kryesore, duke iu dhënë mesazhin me këtë rast se ata në të vërtetë bënin debate të boshta. A mendoni se do të vijë një ditë për një gjuhë normale mes dy partive në Shqipëri?
“Unë shpresoj akoma”.
Zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë treguar shumë parregullsi. A mendoni se Kosova është e ngjashme me Shqipërinë në disa raste, përfshirë dhe zgjedhjet po ashtu?
“JO”.
Si mendoni në këto rrethana se mund të fillojnë të punojnë partitë politike në Shqipëri dhe mesazhi juaj për to?
“Ti kthehen pas dialogut. Përndryshe ju do humbni të ardhmen e brezit të ri dhe rrugën në drejtim të Bashkimit Evropian”.