Vidic, ishte gati per te luftuar ne Kosove
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në biografinë e tij ka zbuluar një sekret që ka të bëjë më ish-lojtarin e tij, serbin Nemanja Vidiç. Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” në autobiografinë mbrojtësin serb, e ka përshkruar si të rreptë, të errët dhe person që nuk bën kompromis, por serb krenar! Ferguson ka zbuluar situatën me Vidiçin, kur futbollistit serb para disa vitesh mori thirrjen për të shkuar në ushtri.
“Ka folur më mua në vitin 2009 dhe me ka njoftuar se ekziston mundësia që ta thërrasin në ushtri. Kur e kam pyetur i shqetësuar se çfrë mendon për këtë, ai më tha: Kosova. Po shkoj, kjo është detyra ime. E kishte atë shikim drejt në sy”, ka shkruar Ferguson.