Videofinalja ne fushen e Kryeministrise, Rama: Prej shiut, 'anullim loje'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes rrjetit social Facebook anullimin e videofinales së Botërorit Brazil 2014, për shkak të kushteve meterologjike të pafavorshme, pasi pritet që shiu të vazhdojë edhe nesër.
"Anullim Loje! Fatkeqësisht kushtet meteorologjike të pafavorshme me shiun që pritet të vazhdojë të bjerë edhe nesër, e bëjnë të detyrueshëm anullimin e videofinales së botërorit të organizuar në fushën e parkut të ri të Kryeministrisë. Duke shprehur keqardhjen për këtë pamundësi objektive, ju urojmë të gjithë ndjekësve të kampinonatit një shikim të kënaqshëm të ndeshjes” shkruan Rama. Ftesa e Kryeministrit ishte kryesisht për maturantët dhe u bë mbrëmjen që Kryeministri priti në Pallatin e Brigadave maturantët më të mirë të kryeqytetit.