'Video- pergjimi', Meta del sot para trupit gjykues
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata e Lartë do të zhvillojë sot seancën gjyqësore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit e ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Seanca gjyqësore e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën 10:00 të ditës së sotme, është shtyrë për në orën 11:00. Ashtu siç ka deklaruar dhe më parë kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë i pranishëm në këtë seancë ku do t`i nënshtrohet procesit të gjykimit për atë që tashmë konsiderohet si “video-përgjimi”.
Në seancën e datës 11.7.2011 që zgjati më shumë se 6 orë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga gjykatësi Ardian Dvorani, rrëzoi kërkesat e bëra nga avokatëve e Ilir Metës, për pavlefshmëri të hetimeve si jashtë afateve. Meta i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që çështja të shqyrtohet me themel dhe të mos e mbyllet për shkaqe procedurale.
Në atë seancë është kërkuar nga gjykata një ekspertizë e re për video-përgjimin, duke rrëzuar në këtë mënyrë ekspertizën e mëparshme. Videoja është prova kryesore e Prokurorisë mbi të cilën janë ngritur të gjitha akuzat ndaj ish- zv.Kryeministrit.