e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Wollfarth: Te nise dialogu politik

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wollfarth: Te nise dialogu politik
Kreu i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka rithënë ditën e sotme se është e nevojshme të nisë dialogu politik, pasi kjo është në të mirë të vendit. Wollfarth e  ka cilësuar dialogun si domosdoshmëri për integrimin duke shtuar se ky është një hap që duhet marrë sa më parë. Po kështu, ai ka apeluar që politika të kapërcej ngërçin dhe t’i rikthehet normalitetit, në mënyrë që të çoj para rrugën e reformave. Nga ana tjetër edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ka ripërsëritur kërkesën e Baroneshës Ashton, që të niset sa më shpejt dialogu. Në një zë, në sinkron ambasadorët përmes zërit kanë thënë se emri i lojës është vetëm dialogu politik. Kjo deklaratë e ambasadorëve erdhi në fesëtn e organizuar nga ambasadori i Egjiptit.